Vdiq 21 vjeçari nga Burgu i Shtipit, kishte shenja helmimi
Një i dënuar njëzet e një vjeçar nga Burgu i Shtipit ka ndërruar jetë dje, transmeton Portalb.mk. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se rasti është raportuar në Drejtorinë e Policisë Shtip dje në ora 11:31 nga Spitali Klinik i Shtipit. Sipas njoftimit, nga burgu në spital është sjellë E.A. (21) nga Shtipi, i cili […]


Një i dënuar njëzet e një vjeçar nga Burgu i Shtipit ka ndërruar jetë dje, transmeton Portalb.mk.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se rasti është raportuar në Drejtorinë e Policisë Shtip dje në ora 11:31 nga Spitali Klinik i Shtipit.
Sipas njoftimit, nga burgu në spital është sjellë E.A. (21) nga Shtipi, i cili kishte shenja të helmimit. Personi ka ndërruar jetë pak kohë më vonë.
Mjeku ka konstatuar vdekjen dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.