Noizy i dërgon dron Gjestit, ja çfarë shkruajti në të
Gjesti tashmë po pëlqehet jashtëzakonisht shumë dhe po merr përkrahje nga emra të mëdhenj të skenës. Ai e ka përmendur disa herë në shtëpi Noizyn, duke thënë se nëse do të merrte një dron nga ai do të ‘kryhej çdo gjë’. E së fundmi, Rigels Rajku (emri i vërtetë) ka dërguar një dron për banorin […]


Gjesti tashmë po pëlqehet jashtëzakonisht shumë dhe po merr përkrahje nga emra të mëdhenj të skenës.
Ai e ka përmendur disa herë në shtëpi Noizyn, duke thënë se nëse do të merrte një dron nga ai do të ‘kryhej çdo gjë’.
E së fundmi, Rigels Rajku (emri i vërtetë) ka dërguar një dron për banorin në shtëpinë e famshme.
Me të parë këtë, konkurrenti nga Kosova u gëzua tejet shumë dhe filloi të bërtiste.
“Dhuratë për Gjestin. Albumi ‘Icon’ 1 maj”, shkruhet në të.
Noizy me këtë rast ka treguar edhe për albumin e fundit që do të sjellë sa i përket karrierës së tij muzikore.
Sidoqoftë, Gjesti po vazhdon të thyej rekorde e të jetë i preferuari i publikut.