Fero paska goditur në cak, njihuni me gruan e tij të dytë
Ish-reperi kosovar Feronit Shabani – Fero ka bërë të ditur se është martuar për herë të dytë. Lajmi u konfirmua nga vetë ai përmes disa postimeve në rrjetet sociale. Në imazhet e publikuara, vërehet se bashkëshortja e tij e re nuk është e mbuluar, ndryshe nga faza e mëparshme e jetës së Feros, kur ai […]


Ish-reperi kosovar Feronit Shabani – Fero ka bërë të ditur se është martuar për herë të dytë. Lajmi u konfirmua nga vetë ai përmes disa postimeve në rrjetet sociale.
Në imazhet e publikuara, vërehet se bashkëshortja e tij e re nuk është e mbuluar, ndryshe nga faza e mëparshme e jetës së Feros, kur ai u tërhoq nga muzika dhe u përkushtua ndaj fesë.
Ndërkohë, emisioni “Prive” ka zbuluar edhe një fotografi të gruas së re të artistit, duke vënë në dukje një ngjashmëri të madhe të saj me Arbenita Ismajlin, ish-gruan e tij të parë.
Nita Bajrami
Sikurse Arbenita, edhe bashkëshortja e re e Feros është modele.
Ky lajm ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale, pasi martesa e parë e Feros me Arbenitën kishte qenë shumë e përfolur, sidomos pas ndarjes së tyre.
Nita Bajrami
Megjithatë, ish-reperi duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij personale. /Telegrafi/