Normalizohet transporti publik në Shkup

Nga sot është normalizuar transporti publik në kryeqendët, pasi mbrëmë është dorëzuar nafta për autobusët në stacionet bazë të Ndërmarrjes për Qarkullim Publik (NQP). Shkupi ka mbetur dje pa transport publik për shkak të mungesës së naftës. Funksiononin vetëm 25 autobusë me gaz. Megjithatë për sot në ora 13:00 para kazermës së Qytetit të Shkupit […]

Nëntor 22, 2024 - 15:00
 0  5
Normalizohet transporti publik në Shkup

Nga sot është normalizuar transporti publik në kryeqendët, pasi mbrëmë është dorëzuar nafta për autobusët në stacionet bazë të Ndërmarrjes për Qarkullim Publik (NQP).

Shkupi ka mbetur dje pa transport publik për shkak të mungesës së naftës. Funksiononin vetëm 25 autobusë me gaz. Megjithatë për sot në ora 13:00 para kazermës së Qytetit të Shkupit është paralajmëruar protestë e organizuar nga kryetari i Komunës së Shuto Orizares Kurto Dudush, derisa në orën 14 do t’i bashkohen edhe studentët nga Universiteti “Kirili dhe Metodi”.

Ndryshe Këshilli i Qytetit të Shkupit dje mbajti seancë të jashtëzakonshme për shkak të situatës me autobusët, gjatë së cilës koordinatorët e grupeve të këshilltarëve arritën konsensus dhe në një konkluzion me të cilin e përshëndetën vendimin e Qeverisë për huazimin e naftës nga rezervat shtetërore.