NP Komunalec – Gostivar: Pastrim i rregullt dhe efikas në zonat urbane

NP Komunalec kryen pastrimin dhe grumbullimin e rregullt të mbeturinave në zonat urbane, duke siguruar hapësira publike të sigurta, funksionale dhe me pamje të këndshme për banorët dhe vizitorët. “Procesi The post NP Komunalec – Gostivar: Pastrim i rregullt dhe efikas në zonat urbane appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 30, 2026 - 12:30
NP Komunalec – Gostivar: Pastrim i rregullt dhe efikas në zonat urbane

NP Komunalec kryen pastrimin dhe grumbullimin e rregullt të mbeturinave në zonat urbane, duke siguruar hapësira publike të sigurta, funksionale dhe me pamje të këndshme për banorët dhe vizitorët.

“Procesi i pastrimit kombinon metoda të mekanizuara dhe manuale. Fshirëset moderne të rrugëve ‘Green Machine 636’ pastrojnë në mënyrë efikase rrugët kryesore dhe sipërfaqet më të mëdha, duke siguruar kontroll efektiv të pluhurit dhe grumbullimin e mbeturinave,” thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë, punëtorët kryejnë pastrimin manual të trotuareve, rrugicave të ngushta dhe zonave që kërkojnë vëmendje më të detajuar.

“Kjo qasje e integruar siguron mbulim gjithëpërfshirës dhe largim efikas të mbeturinave, papastërtive dhe materialeve të tjera të mbetura,” theksohet më tej. Gazeta Flaka

The post NP Komunalec – Gostivar: Pastrim i rregullt dhe efikas në zonat urbane appeared first on Flaka, në çdo lajm... .