NP “Rrugët dhe rrugicat” Shkup: Do të punojmë derisa të përfundojë pastrimi i shtratit të lumit Vardar

Ekipet e Ndërmarrjes Publike “Rrugët dhe rrugicat” – Shkup po zhvillojnë këto ditë një aksion intensiv për pastrimin e shtratit të lumit Vardar, përcjell TV21. Sipas ndërmarrjes, është angazhuar e gjithë mekanizimi i disponueshëm, dhe puna do të vazhdojë derisa të përfundojë pastrimi i plotë i bregut. Nga pamjet dhe fotografitë nga terreni shihet se […]

Nëntor 8, 2025 - 19:00
 0
NP “Rrugët dhe rrugicat” Shkup: Do të punojmë derisa të përfundojë pastrimi i shtratit të lumit Vardar

Ekipet e Ndërmarrjes Publike “Rrugët dhe rrugicat” – Shkup po zhvillojnë këto ditë një aksion intensiv për pastrimin e shtratit të lumit Vardar, përcjell TV21. Sipas ndërmarrjes, është angazhuar e gjithë mekanizimi i disponueshëm, dhe puna do të vazhdojë derisa të përfundojë pastrimi i plotë i bregut.

Nga pamjet dhe fotografitë nga terreni shihet se materialet e grumbulluara dhe dheu po largohen me makineri nga pjesa qendrore e lumit, ndërsa ekipet me dorë mbledhin mbeturinat plastike dhe mbeturinat e vogla nga bregu.

“Në këtë aksion janë të angazhuara të gjitha ekipet e Ndërmarrjes Publike ‘Rrugët dhe rrugicat’ Shkup me kapacitet të plotë punues. Do të punojmë derisa të përfundojë pastrimi i plotë i hapësirës”, informuan nga ndërmarrja.

Ky pastrim është pjesë e aksionit të paralajmëruar për përmirësimin e higjienës dhe rregullimin e hapësirave publike në qytet, i iniciuar nga kryetari i sapo zgjedhur i Shkupit, Orce Gjorgjievski. Sipas njoftimeve, aktivitete të ngjashme do të realizohen edhe në lokacione të tjera në kryeqytet.