“Urime i madhi Luta, sot e gjithmonë”, Mozzik uron me fjalë të mëdha vjehrrin e tij për ditëlindje

Reperi i njohur Mozzik, emri i vërtetë i të cilit është Gramos Aliu, ka zgjedhur të bëjë një urim publik për ditëlindjen e vjehrrit të tij, politikani i njohur shqiptar Lutfi Haziri. Mozzik ka publikuar një fotografi në InstaStory, të shoqëruar me mbishkrimin: “Urime i madhi Luta, gjithë të mirat sot dhe gjithmonë”. Lutfi Haziri, […]

Nëntor 8, 2025 - 19:00
 0
“Urime i madhi Luta, sot e gjithmonë”, Mozzik uron me fjalë të mëdha vjehrrin e tij për ditëlindje

Reperi i njohur Mozzik, emri i vërtetë i të cilit është Gramos Aliu, ka zgjedhur të bëjë një urim publik për ditëlindjen e vjehrrit të tij, politikani i njohur shqiptar Lutfi Haziri.

Mozzik ka publikuar një fotografi në InstaStory, të shoqëruar me mbishkrimin: “Urime i madhi Luta, gjithë të mirat sot dhe gjithmonë”.

Lutfi Haziri, ish-kryetar i Gjilanit dhe aktualisht deputet nga radhët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, duket se ka marrë me shumë gëzim urimin e partnerit të të bijës.

 Foto: Mozzik/InstaStory

Lotina Haziri, vajza e Lutfit dhe moderatore e njohur, është prej kohësh në një lidhje afatgjatë me reperin Mozzik, duke forcuar edhe më shumë lidhjet mes familjes dhe botës së muzikës.

Ky urim është një tjetër tregues i marrëdhënieve të ngushta mes reperit dhe familjes së partneres së tij, duke treguar respekt dhe afërsi me figurën publike të vjehrrit.

 Mozzik dhe Lotina Haziri (Foto: Instagram)