Nuk ka asnjë dëshmi se spërkatësit piroteknik të përdorur në diskotekën Pulse ishin “të ftohta”
Nuk ka asnjë provë apo tregues se zjarri në diskotekën “Pulse” është shkaktuar nga ndonjë gjë tjetër përveç mjeteve piroteknike. Pamjet video tregojnë momentin kur flakët mbulojnë çatinë. Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe prokurori publik Ljupço Kocevski në deklaratat e tyre zyrtare përmendën përdorimin e lëndëve piroteknike në objekt si një nga […]


Nuk ka asnjë provë apo tregues se zjarri në diskotekën “Pulse” është shkaktuar nga ndonjë gjë tjetër përveç mjeteve piroteknike. Pamjet video tregojnë momentin kur flakët mbulojnë çatinë. Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe prokurori publik Ljupço Kocevski në deklaratat e tyre zyrtare përmendën përdorimin e lëndëve piroteknike në objekt si një nga fokuset e hetimeve që do të vijojnë. Nuk ka asnjë dëshmi se mjetet piroteknike të shfaqura në videon e postimit janë të njëjta me ato të përdorura në “Pulse” në natën fatale kur humbën jetën 59 persona në Koçan, raporton Vërtetmatësi.
Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook ku shkruhet:
Duket se ekspertët do të duhet të bëjnë pak më shumë punë për të përcaktuar se si filloi zjarri, shkëndija ishte e ftohtë dhe jo e ndezshme.
Si pjesë e postimit shpërndahet video material që nuk ka lidhje fare me vendin apo me ngjarjen në fjalë në Koçan, ku 59 të rinj humbën jetën dhe mbi 150 u plagosën nga zjarri në një godinë që ishte adaptuar si diskotekë. Në videon nga postimi që po shqyrtojmë, një person teston një pajisje “spërkatëse”, e cila përdoret për efektet e ndriçimit në shfaqje dhe tregon se pajisja (nga videoja) nuk bën që as një fletë letre të marrë flakë.
Megjithatë, nuk ka asnjë dëshmi se një pajisje e tillë piroteknike është përdorur në rastin e diskotekës Pulse. Përkundrazi, ka video pamje që tregojnë qartë se momenti i zjarrit ka ndodhur pasi spërkatësit piroteknikë të vendosur në skenë i kanë vënë flakën materialit në tavanë të objektit, pasuar nga një epilog tragjik.
Po ashtu, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në një konferencë për media zyrtarisht ka bërë të ditur se zjarri është shkaktuar nga mjete piroteknike. Ministri tha se zjarri shpërtheu rreth orës 2:30 të mëngjesit të së dielës, si pasojë e shkëndijave nga mjetet piroteknike për efekte ndriçimi në koncertin e grupit DNK.
Po ashtu, prokurori publik i shtetit Ljupço Kocevski tha se përdorimi i mjeteve piroteknike gjatë koncertit është një nga fokuset e hetimeve që do të vijojnë lidhur me këtë ngjarje tragjike.
Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë publikimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë. Nuk ka asnjë provë apo tregues se zjarri në Pulse është shkaktuar nga ndonjë gjë tjetër përveç mjeteve piroteknike. Pamjet video tregojnë momentin kur flakët mbulojnë tavanin.