Nuk ka grup të organizuar që rrëmben fëmijë në Shkup
Vërtetmatësi ka kërkuar deklaratë nga MPB-ja për të sqaruar nëse ekziston apo jo grup i organizuar që rrëmben fëmijët në mes të ditës në Shkup, siç pretendon postimi. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Goce Andreevski, ka mohuar se ka një gjë të tillë. Po analizojmë një postim në Facebook që pretendon se në Shkup ka një grup […]
Vërtetmatësi ka kërkuar deklaratë nga MPB-ja për të sqaruar nëse ekziston apo jo grup i organizuar që rrëmben fëmijët në mes të ditës në Shkup, siç pretendon postimi. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Goce Andreevski, ka mohuar se ka një gjë të tillë.
Po analizojmë një postim në Facebook që pretendon se në Shkup ka një grup i organizuar që ka vjedhur fëmijët në mes të ditës.
Paralajmërim për të gjithë prindërit!!! Dje ne luhatëset në Gjorçe Petrov prinderit e mi ishin me vajzen time teksa luanin me të ndërkohë një e moshuar se bashku me një vajzë 13-14 vjeçare tentuan të vidhnin një fëmijë 3 vjeçar i cili ishte gjithashtu në shesh lojërash!
Fatmirësisht gruaja që ishte me fëmijën në një sekondë nisi të bërtiste dhe u hodh nga stoli pas gruas që e mbante për dore dhe tentoi të ikte me vajzën 3-vjeçare!
Gruaja filloi të justifikohej me një gjuhë të dobët maqedonase (me theks shqip) se fëmija vetëm e kapi për dore dhe iku menjëherë së bashku me një vajzë adoleshente që ishte me të. Menjëherë është lajmëruar policia dhe është në kërkim të gruas! SYTE HAPUR 10 ME FËMIJËT TUAJ, SIÇ DUKET NË SHKUP KA NJË GRUP TË ORGANIZUAR QË VJEDH FËMIJËT NË MES TË DITËS!!!, thuhet në postim.
Rasti i përshkruar në njoftim është shënuar edhe në buletinin ditor të Ministrisë së Punëve të Brendshme të datës 3 nëntor 2024, por nuk përmendet ndonjë grup i organizuar që vjedh fëmijët në mes të ditës në Shkup dhe as tentativë për rrëmbim.
Dje rreth orës 14, A.B (40) nga Shkupi ka raportuar në SP Gjorçe Prtrov se në parkun në Gjorçe Petrov pas komunës, derisa ishte me dy fëmijët e saj, M.M (46) nga Shkupi, e cila ishte me fëmijën e saj kishte thirrur fëmijën e A.B të ulej me fëmijën e saj dhe t’u jepte diçka për të ngrënë. Më pas M.M me fëmijën e A.B është nisur drejt tregut, pas së cilës A.B vrapoi pas tyre dhe mori fëmijën. Me M.M është bërë një intervistë zyrtare në SP Gjorçe Petrov dhe ajo ka treguar se kishte dashur ta dërgoj fëmijën te fëmijët e saj derisa të gjejë prindin. M.M është paralajmëruar me shkrim dhe është njoftuar prokurori publik, njoftoi MPB.
Vërtetmatësi ka kërkuar deklaratë nga MPB-ja për të sqaruar nëse ekziston apo jo grup kriminal që rrëmben fëmijët në mes të ditës në Shkup, siç pretendon postimi. Zëdhënësi i MPB-së, Goce Andreevski, ka mohuar të ketë një gjë të tillë.
Nuk ka asnjë grup kriminal që rrëmben fëmijët. Apelojmë që të mos përhapet panik i panevojshëm në rrjetet sociale. U fol me gruan. Po ashtu, Prokuroria Publike do ta marrë përsipër rastin dhe do të konstatojë nëse gruaja ka gënjyer në deklaratën e dhënë në polici apo jo, tha Andreevski për Vërtetmatësin.
Është e qartë se postimi ka për qëllim dezinformimin dhe përhapjen e panikut. Në Gjorçe Petrov nuk ka asnjë grup kriminal që vidhte fëmijët në mes të ditës.
Dezinformata të ngjashme se fëmijët po kidnapohen në Shkup janë përhapur edhe më parë dhe Vërtetmatësi i ka debankuar.
Për të gjitha sa më sipër, vlerësojmë se postimi që po analizojmë është pjesërisht i pavërtetë. Vërtetmatësi nuk është marrë me pjesën e parë të njoftimit për sqarimin e rastit, pasi hetimet për atë çështje ende nuk janë mbyllur. Por ajo që është e sigurt dhe e rëndësishme të dihet për të mos panik dhe dezinformata, është se nuk ka asnjë grup të organizuar që rrëmben fëmijët në kryeqytet.