OEK dënon sulm*in ndaj Muhaxherit: Akt qyqar ndaj një kryetari që gjithmonë mbështet bizneset
Oda Ekonomike e Kosovës ka dënuar sulmin fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri. Përmes një reagimi, Oda Ekonomike e Kosovës shpreh shqetësimin të thellë dhe shprehet se ky akt qyqar është një përpjekje për të penguar një kryetar që gjithmonë ka mbështetur bizneset në komunën e Pejës. “Me shqetësim të thellë dënojmë sulmin ndaj
Oda Ekonomike e Kosovës ka dënuar sulmin fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Përmes një reagimi, Oda Ekonomike e Kosovës shpreh shqetësimin të thellë dhe shprehet se ky akt qyqar është një përpjekje për të penguar një kryetar që gjithmonë ka mbështetur bizneset në komunën e Pejës.
“Me shqetësim të thellë dënojmë sulmin ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri. Ky akt qyqar është një përpjekje për të penguar një kryetar që gjithmonë ka mbështetur bizneset në Komunën e Pejës. Një përkrahës i palëkundur i komunitetit të biznesit dhe për këtë arsye, kërkojmë drejtësi të shpejtë nga autoritetet”, thuhet në njoftim.