Ollomani i përgjigjet BDI-së: Nuk ka diskriminim gjuhësor në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Gostivar, Vullnet Ollomani, ka hedhur poshtë pretendimet e kryetarit të degës së BDI-së, Valdet Xhaferit për përdorimin e vetëm të gjuhës maqedonase në komunikimin The post Ollomani i përgjigjet BDI-së: Nuk ka diskriminim gjuhësor në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 27, 2026 - 19:30
Ollomani i përgjigjet BDI-së: Nuk ka diskriminim gjuhësor në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Gostivar, Vullnet Ollomani, ka hedhur poshtë pretendimet e kryetarit të degës së BDI-së, Valdet Xhaferit për përdorimin e vetëm të gjuhës maqedonase në komunikimin me pacientët.

“Pretendimet e bëra nga Valdet Xhaferi lidhur me funksionimin e Shtëpisë së Shëndetit në Gostivar nuk qëndrojnë dhe nuk pasqyrojnë realitetin në këtë institucion,” deklaroi Ollomani.

Ai theksoi se është e pavërtetë që njoftimet dhe thirrjet për pacientët bëhen vetëm në gjuhën maqedonase.

“Përdorimi i gjuhëve në komunikimin me pacientët realizohet në përputhje me mundësitë teknike dhe nevojat reale të përditshme, dhe nuk ekziston asnjë qëllim apo praktikë diskriminuese ndaj asnjë komuniteti,” u shpreh ai.

Sipas Ollomanit, çdo shqetësim eventual trajtohet me seriozitet, por deklarata të tilla, siç i cilësoi ai, janë të pabazuara dhe krijojnë tensione të panevojshme.

“Deklarata të tilla të pabazuara vetëm sa krijojnë tensione të panevojshme dhe dezinformojnë opinionin publik,” tha ai.

Në fund, drejtori nënvizoi se institucioni që ai drejton mbetet i fokusuar në ofrimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët pa dallim.

“Shtëpia e Shëndetit në Gostivar mbetet e përkushtuar ndaj shërbimeve cilësore, profesionale dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët,” përfundoi Ollomani. Gazeta Flaka

The post Ollomani i përgjigjet BDI-së: Nuk ka diskriminim gjuhësor në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .