Organizohet për herë të katërt “Shtegu i Lirisë” në Karadak – më 26 prill 2026

Trupi Organizativ i marshit tradicional “Shtegu i Lirisë”, në bashkëpunim me Shoqatën Bjeshkatare Alpiniste “Karadaku”, kanë finalizuar përgatitjet dhe përcaktuar pikat taktike të shtegut për edicionin e këtij viti, i cili do të mbahet më 26 prill 2026. Ky aktivitet organizohet për herë të katërt me radhë dhe i kushtohet 2 Majit – Ditës së […]

Prill 13, 2026 - 22:00
Organizohet për herë të katërt “Shtegu i Lirisë” në Karadak – më 26 prill 2026

Trupi Organizativ i marshit tradicional “Shtegu i Lirisë”, në bashkëpunim me Shoqatën Bjeshkatare Alpiniste “Karadaku”, kanë finalizuar përgatitjet dhe përcaktuar pikat taktike të shtegut për edicionin e këtij viti, i cili do të mbahet më 26 prill 2026.

Ky aktivitet organizohet për herë të katërt me radhë dhe i kushtohet 2 Majit – Ditës së shpalljes së Karadakut të Kumanovës zonë e lirë, si dhe Ditës së Komunës së Likovës. Marshimi tashmë është pjesë e kalendarit zyrtar të aktiviteteve të Unionit përkatës.

Sipas organizatorëve, itinerari i këtij viti do të nisë nga Restoranti Panorama në Likovë, për të vazhduar drejt fshatit piktoresk Orkoc dhe për të përfunduar në fshatin Presnicë. Shtegu ka një gjatësi prej rreth 12 kilometrash dhe një disnivel prej 450 metrash, duke ofruar një përvojë sfiduese, por edhe tërheqëse për pjesëmarrësit.

Organizatorët ftojnë të gjithë dashamirët e natyrës, ecjes dhe aktiviteteve sportive që t’i bashkohen këtij marshimi simbolik dhe përkujtimor.

Mirë se vini – ju mirëpresim!