Ortodoksët në RMV sot i festojnë Krishtlindjet
Besimtarët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut sot e festojnë lindjen e Krishtit – Krishtlindjet, raporton Portalb.mk. Në tempujt kishtarë të Kishës Ortodokse të Maqedonisë sot mbahen liturgji për Krishtlindjet. Liturgjia solemne qendrore do të mbahet në Kishën katedrale „Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup. Festa e Krishtlindjeve është festë e krishtere dhe festohet në kujtim […]
Besimtarët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut sot e festojnë lindjen e Krishtit – Krishtlindjet, raporton Portalb.mk.
Në tempujt kishtarë të Kishës Ortodokse të Maqedonisë sot mbahen liturgji për Krishtlindjet.
Liturgjia solemne qendrore do të mbahet në Kishën katedrale „Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.
Festa e Krishtlindjeve është festë e krishtere dhe festohet në kujtim të lindjes së Jezu Krishtit.
Kjo festë është gjenezë e të gjitha festave kishtare, për shkak se me lindjen e Krishtit llogaritet edhe fillimi i erës së re.
Kujtojmë se dje besimtarët krishterë ortodoks në Maqedoninë e Veriut e festuan Buzmin, një ditë para festës së madhe, Lindjes së Krishtit – Krishtlindjet.
7 janari është ditë jo pune për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut.