Osmani: Brenda një dite, 6 vendime që godasin përfaqësimin dhe rrugën drejt BE-së
Nënkryetari i parë i Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit, duke renditur një sërë vendimesh që, sipas tij, dëmtojnë drejtpërdrejt shqiptarët dhe orientimin The post Osmani: Brenda një dite, 6 vendime që godasin përfaqësimin dhe rrugën drejt BE-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Nënkryetari i parë i Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit, duke renditur një sërë vendimesh që, sipas tij, dëmtojnë drejtpërdrejt shqiptarët dhe orientimin strategjik të vendit.
“Vetëm në një ditë,” thekson Osmani, duke numëruar:
- “Qeveria ul me 38% strukturën drejtuese në MPB, duke goditur drejtpërdrejt pozitat ku shqiptarët kishin përfaqësim dhe ndikim në nivelet kyçe.”
- “Dokumentet dëshmojnë se 5 shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive janë larguar në mënyrë të kundërligjshme.”
- “25 milionë euro blerje të energjisë elektrike vetëm në tre muaj, edhe gjatë orëve të natës.”
- “Kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se më mirë të mbyllet Gjykata Kushtetuese sesa shqiptarët të kenë ndikim në të.”
- “40 avancime në Regjistrin Qendror, asnjë për shqiptarët dhe komunitetet tjera etnike.”
- “Kryeministri mbylli shpresën se ky vend po ecën drejt Bashkimit Evropian, duke e bërë gjithnjë e më të qartë se ndryshimi i drejtimit strategjik të shtetit ka qenë plan i përgatitur me sponsorët e Qeverisë.”
Në fund të reagimit të tij, Osmani shton: “VLEN? Plotësojeni ju…”, duke lënë të hapur interpretimin për opinionin publik.
Deklaratat e tij vijnë në një periudhë tensionesh politike dhe debatesh të forta mbi përfaqësimin etnik dhe kursin eurointegrues të vendit.
The post Osmani: Brenda një dite, 6 vendime që godasin përfaqësimin dhe rrugën drejt BE-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .