Osmani kërkon drejtësi për 10 qytetarët e vr’arë para 25 vjetëve në veri të Mitrovicës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka kujtuar dy netët e tmerrit që përjetuan qytetarët në pjesën veriore të Mitrovicës, më 3 dhe 4 shkurt 2000. Në këtë ngjarje të tmerrshme u vranë 10 njerëz të pafajshëm. Në 25 vjetorin e Masakrës, Osmani kërkoi drejtësi për viktimat. “Drejtësia për viktimat dhe ndëshkimi i autorëve të

shkurt 3, 2025 - 14:00
 0  5
Osmani kërkon drejtësi për 10 qytetarët e vr’arë para 25 vjetëve në veri të Mitrovicës
osmani-kerkon-drejtesi-per-10-qytetaret-e-vr’are-para-25-vjeteve-ne-veri-te-mitrovices

osmani-kerkon-drejtesi-per-10-qytetaret-e-vr’are-para-25-vjeteve-ne-veri-te-mitrovices

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka kujtuar dy netët e tmerrit që përjetuan qytetarët në pjesën veriore të Mitrovicës, më 3 dhe 4 shkurt 2000.

Në këtë ngjarje të tmerrshme u vranë 10 njerëz të pafajshëm.

Në 25 vjetorin e Masakrës, Osmani kërkoi drejtësi për viktimat.

“Drejtësia për viktimat dhe ndëshkimi i autorëve të këtyre krimeve mbeten një domosdoshmëri për paqen e qëndrueshme”, tha Osmani.

“Dëshmi e dhimbshme janë edhe 1,564 familje, me gjithsej 11,364 anëtarë, të shpërngulur me forcë nga shtëpitë e tyre, duke dëshmuar qartë përpjekjet për spastrim etnik në këtë pjesë të Mitrovicës nga grupet kriminale. Këto ditë janë një kujtesë e fuqishme e rezistencës dhe përpjekjes për të qëndruar në vatrat e tyre, por edhe e nevojës për ta mbrojtur lirinë e arritur me gjak e sakrificë”, theksoi ajo.

“Në përvjetorin e 25-të, kujtojmë dy netët e tmerrit të 3 dhe 4 shkurtit 2000 në pjesën veriore të Mitrovicës, nderojmë me respekt të thellë jetët e humbura të 10 qytetarëve të pafajshëm, në mesin e të cilëve pleq, gra dhe fëmijë – të cilët u vranë mizorisht nga bandat kriminale të nxitura nga Serbia. Në këtë sulm brutal u plagosën edhe 24 qytetarë, të cilët janë dëshmi e barbarisë së atyre dy netëve”, shtoi e para e shtetit të Kosovës.