Osmani: Pranvera studentore e vitit 1981 nuk ishte një valë protestash, por kthesë historike që i dha hov lëvizjes për liri dhe pavarësi

Presidentja Vjosa Osman ka kujtuar protestat studentore të vitit 1981, për të cilat tha se nuk ishin vetëm një valë protestash por një kthesë historike që i dha hov lëvizjes për liri dhe pavarësi. “Kosova Republikë! Kjo ishte thirrja që ushtoi në rrugët e Prishtinës dhe qyteteve tjera më 1981, kur studentët u ngritën si

Mars 11, 2025 - 22:00
 0  4
Osmani: Pranvera studentore e  vitit 1981 nuk ishte një valë protestash, por kthesë historike që i dha hov lëvizjes për liri dhe pavarësi
osmani:-pranvera-studentore-e-vitit-1981-nuk-ishte-nje-vale-protestash,-por-kthese-historike-qe-i-dha-hov-levizjes-per-liri-dhe-pavaresi

osmani:-pranvera-studentore-e-vitit-1981-nuk-ishte-nje-vale-protestash,-por-kthese-historike-qe-i-dha-hov-levizjes-per-liri-dhe-pavaresi

Presidentja Vjosa Osman ka kujtuar protestat studentore të vitit 1981, për të cilat tha se nuk ishin vetëm një valë protestash por një kthesë historike që i dha hov lëvizjes për liri dhe pavarësi.

“Kosova Republikë! Kjo ishte thirrja që ushtoi në rrugët e Prishtinës dhe qyteteve tjera më 1981, kur studentët u ngritën si zëri i një populli të shtypur. Pranvera Studentore nuk ishte thjesht një valë protestash, por një kthesë historike që i dha hov lëvizjes për liri dhe pavarësi. Demonstratat e marsit dhe prillit nuk ishin vetëm kërkesa për kushte më të mira, por një thirrje e fuqishme për dinjitet dhe të drejta kombëtare. Demonstratat ishin një akt guximi që sfidoi regjimin e ashpër jugosllav dhe paralajmëroi rrugëtimin e gjatë drejt lirisë dhe shtetësisë. Ata që dolën në rrugë, që u përballën me dhunën dhe represionin, e ndezën flakadanin e qëndresës, i dhanë formë ëndrrës së një Kosove të lirë”.

“Sot, 44 vjet më vonë, kujtojmë dhe nderojmë ata studentë dhe demonstrues, të cilët me idealizmin dhe sakrificën e tyre, i hapën rrugën lirisë që e gëzojmë sot”, thuhet në reagimin e presidencës.