Osmani sot pritet në takim nga Steinmeier

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të pritet sot nga ora 09:30 nga homologu i saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier. E para e vendit dje u prit nga ministrja gjermane, Annalena Baerbock, të cilën e njoftoi se integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës po e pengon presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Po ashtu, gjatë vizitës së […]

tetor 2, 2024 - 09:00
 0  4
Osmani sot pritet në takim nga Steinmeier
osmani-sot-pritet-ne-takim-nga-steinmeier

osmani-sot-pritet-ne-takim-nga-steinmeier

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të pritet sot nga ora 09:30 nga homologu i saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

E para e vendit dje u prit nga ministrja gjermane, Annalena Baerbock, të cilën e njoftoi se integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës po e pengon presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Po ashtu, gjatë vizitës së saj në Gjermani, Osmani do të jetë folëse në sesionin “Dialogu i Liderëve në kuadër të Berlin Global Dialogue”, ku do të diskutohet tema “Rimendimi i qëndrueshmërisë – përgjigja ndaj ndryshimeve gjeopolitike”.