Adeyemi festoi me Loredanën, pasi u shpall më i miri i Dortmundit

Karim Adeyemi pati një performancë të jashtëzakonshme mbrëmë me Dortmundin. Sulmuesi gjerman shënoi tri gola në pjesën e parë të ndeshjes së xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve, ku Dortmund u përball me Celtic në “Signal Iduna Park”. Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 7:1, teksa “hattrick-u” i Adeyemit i siguroi atij çmimin “Lojtari […]

tetor 2, 2024 - 17:00
 0  6
Adeyemi festoi me Loredanën, pasi u shpall më i miri i Dortmundit

Karim Adeyemi pati një performancë të jashtëzakonshme mbrëmë me Dortmundin.

Sulmuesi gjerman shënoi tri gola në pjesën e parë të ndeshjes së xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve, ku Dortmund u përball me Celtic në “Signal Iduna Park”.

Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 7:1, teksa “hattrick-u” i Adeyemit i siguroi atij çmimin “Lojtari i ndeshjes”, shkruan IndeksOnline.

Pasi e pranoi çmimin, patjetër që “dhëndri” i Ferizajt do të festonte me të dashurën e tij, Loredanën. Edhe mbishkrimi i fotografisë së tij me titullin është shqip – një falënderim për mbështetësit dhe urimet.

“FLM o bir” ka shkruar Adeyemi në fotografinë e postuar në “Instagram Story”.