Tahiri: Kurti dhe qeveria e tij e kanë humbur kredibilitetin

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Ableard Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti për gati tashmë katër vjet të qeverisjes nuk ka pasë ndonjë sukses për vendin në çfarëdo sfere. Në një konferencë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai ka pohuar se kryeministri Albin Kurti tashmë e ka humbur edhe kredibilitetin. “Kemi hyrë në […]

shtator 23, 2024 - 14:00
 0  5
Tahiri: Kurti dhe qeveria e tij e kanë humbur kredibilitetin
tahiri:-kurti-dhe-qeveria-e-tij-e-kane-humbur-kredibilitetin

tahiri:-kurti-dhe-qeveria-e-tij-e-kane-humbur-kredibilitetin

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Ableard Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti për gati tashmë katër vjet të qeverisjes nuk ka pasë ndonjë sukses për vendin në çfarëdo sfere.

Në një konferencë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai ka pohuar se kryeministri Albin Kurti tashmë e ka humbur edhe kredibilitetin.

“Kemi hyrë në vitin e katërt që edhe në rrafshin e brendshëm edhe në atë ndërkombëtar lë jashtëzakonisht shumë për të dëshiruar, edhe si pjesë oppozitës, edhe si qytetar”.

“Do të isha i lumtur nëse do t’i listonim disa prej sukseseve si në ekomomi, siguri, dhe si në bashkëpunimin ndërkombëtar. Nuk mundemi me gjet asgjë fatkeqësisht, ne lutemi në momentin e fundit që këto sanksione  të  mos rriten”.

“Ky kryeministër ka humbur kredibilitetin më të vogël që e ka pasë, e ka humbur kredibilitetin karshi miqve, me këtë qeveri nuk mundemi me vazhdu tutje, pas 9 shkurti me Bedri Hamzën shpresojmë se do ta kemi qeverin e vendit”, ka thënë Tahiri.