Osmani viziton lagjen Bresje: Banorët shprehin përkrahjen për vizionin e tij për Fushë-Kosovën

Kandidati për Kryetar të Komunës së Fushë-Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani, ka realizuar një vizitë në lagjen Bresje, ku është pritur nga banorët lokalë. Gjatë takimit, Osmani ka bashkëbiseduar me qytetarët për sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të mëtejshëm të komunës, duke prezantuar idetë dhe hapat konkretë që synon

shtator 29, 2025 - 09:00
 0
Osmani viziton lagjen Bresje: Banorët shprehin përkrahjen për vizionin e tij për Fushë-Kosovën
Osmani viziton lagjen Bresje: Banorët shprehin përkrahjen për vizionin e tij për Fushë-Kosovën

Osmani viziton lagjen Bresje: Banorët shprehin përkrahjen për vizionin e tij për Fushë-Kosovën

Kandidati për Kryetar të Komunës së Fushë-Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani, ka realizuar një vizitë në lagjen Bresje, ku është pritur nga banorët lokalë.

Gjatë takimit, Osmani ka bashkëbiseduar me qytetarët për sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të mëtejshëm të komunës, duke prezantuar idetë dhe hapat konkretë që synon të ndërmarrë në të ardhmen.

“Isha në lagjen Bresje, ku bashkë me banorët biseduam për idetë dhe hapat që na presin përpara. Më gëzoi shumë mikpritja dhe fjalët e tyre të sinqerta. Së bashku do ta bëjmë Fushë Kosovën edhe më të mirë! ✌Fushë Kosova PËRTEJ!”, ka deklaruar Osmani përmes një postimi në rrjetet sociale.