Osmani: Zgjedhjet më 19 tetor janë një referendum për dinjitetin e popullit shqiptar
Zgjedhjet e ardhshme nuk duhet të shihen si një garë lokale e zakonshme, por si një moment historik që do të vendosë nëse qytetarët do ta rikthejnë kontrollin mbi komunën The post Osmani: Zgjedhjet më 19 tetor janë një referendum për dinjitetin e popullit shqiptar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Zgjedhjet e ardhshme nuk duhet të shihen si një garë lokale e zakonshme, por si një moment historik që do të vendosë nëse qytetarët do ta rikthejnë kontrollin mbi komunën e tyre dhe do ta ruajnë dinjitetin e popullit.
Këtë mesazh e përcolli kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, gjatë tubimit të mbrëmshëm në KV “Skender Metallari”.
“Jemi në një kryqëzim që do të përcaktojë rrugët tona për dekadat që vijnë. Nga vendimi që do të marrim në tetor, do të dërgojmë një mesazh: a do ta normalizojmë përpjekjen për të na poshtëruar dhe për të na bërë hyzmeqarë në shtëpinë tonë, apo do ta ruajmë statusin e pronarit këtu”, deklaroi Osmani.
Ai theksoi se kjo betejë prej kohësh ka kaluar kornizën e garës partiake dhe është bërë një luftë për të ardhmen e tërë komunitetit.
“Kjo nuk është një betejë me VLEN. Ne do ta fitojmë VLEN-in. Ata do të krijojnë një VLEN tjetër, VLEN 2.0. Nëse normalizojmë këtë koncept, bëhet shumë lehtë: gjen disa politikanë shqiptarë, u jep pushtet, u jep vota në komunat ku i ke, dhe e përfundon me ‘udhëheqje të re shqiptare’. Në tetor duhet të fitojmë krijuesin e ideve, idetë që duan të na trajtojnë si pakicë që nuk krijon skenë politike. Prandaj kjo është detyra ime, kjo është misioni im,” tha Osmani.
Ai shtoi se dalja masive në zgjedhje është thelbësore për të mbrojtur procesin nga korrupsioni zgjedhor dhe për të dërguar një mesazh të qartë për dinjitetin e Çairit.
“Këto zgjedhje janë shndërruar në referendum. Ata duan të fshijnë organizatën më të madhe politike të shqiptarëve. Ky është misioni i të gjithëve neve,” theksoi ai.
Osmani e përfundoi fjalimin me një apel për qytetarët:
“Mos i shihni këto zgjedhje si tifozëri, nëse je me një apo tjetrën parti, por si një vendim historik.”
The post Osmani: Zgjedhjet më 19 tetor janë një referendum për dinjitetin e popullit shqiptar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .