Mbledhja e Komisionit të Historik RMV-Bullgari: Nuk ka përparim në diskutimet për librat

Sot dhe dje në Sofje është mbajtur takimi i 35-të i Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve për Çështje Historike dhe Arsimore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, transmeton Portalb.mk. Në informacionin e ndarë nga kryetari i ekipit të RMV-së, Vanço Gjorgiev, thuhet se takimi ka kaluar në një atmosferë pune dhe konstruktive. Ai ka treguar […]

Prill 11, 2025 - 21:00
 0  4
Mbledhja e Komisionit të Historik RMV-Bullgari: Nuk ka përparim në diskutimet për librat
Flamuri i Maqedonise dhe ai i Bullgarisë. Foto: Qeveria e RMV-së

Sot dhe dje në Sofje është mbajtur takimi i 35-të i Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve për Çështje Historike dhe Arsimore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, transmeton Portalb.mk.

Në informacionin e ndarë nga kryetari i ekipit të RMV-së, Vanço Gjorgiev, thuhet se takimi ka kaluar në një atmosferë pune dhe konstruktive.

Ai ka treguar se është diskutuar për rekomandimet e propozuara për tekstet shkollore të Maqedonisë për klasën e shtatë, si dhe për çështjet që ishin objekt i diskutimit edhe në dy mbledhjet e mëparshme të komisionit të përbashkët historik.

“Lidhur me këto tema, të dyja palët i kanë ballafaquar qëndrimet e tyre në një diskutim dinamik, gjatë të cilit nuk është arritur asnjë progres. Njëkohësisht janë harmonizuar qëndrimet për draft-procesverbalin e mbledhjes së 29-të”, thuhet në njoftim.

Takimi i mëparshëm i komisionit të përbashkët historik u mbajt në shkurt të këtij viti në Shkup.

Takimi i radhës është caktuar për në qershor në Shkup.

Komisioni i përbashkët maqedono-bullgar për çështje historike dhe arsimore është themeluar si rezultat i Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të nënshkruar më 1 gusht 2017. 

Kujtojmë se, kushti i Maqedonisë së Veriut drejt BE-së mbeten ndryshimet kushtetuese, ku duhet të përfshihen të gjithë etnitë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese. Megjithatë, ky kusht, ka hasur në rezistencë nga pushteti aktual i Maqedonisë së Veriut. I pari i ekzekutivit, kryeministri Hristijan Mickoski në secilën paraqitje është kategorik se është i panevojshëm bilateralizimi i çështjes së RMV-së, në rrugëtimin drejt BE-së.