Pacientët me kancer në Onkologjinë e Shkupit pa terapi biologjike, të braktisur nga shteti në luftën për jetë
Pacientët me kancer në Onkologjinë e Shkupit vazhdojnë të kenë mungesë të terapisë biologjike. Për momentin mungojnë dy terapi, kurse nga fundi janë edhe disa terapi të tjera, transmeton Portalb.mk. Përpos barnave për pacientët me kancer të gjirit mungojnë edhe barna për pacientët me kancer të mushkërive Pacientja dhe përfaqësuesja e “Hema Onko”, Ana Marjanoviq […]


Pacientët me kancer në Onkologjinë e Shkupit vazhdojnë të kenë mungesë të terapisë biologjike. Për momentin mungojnë dy terapi, kurse nga fundi janë edhe disa terapi të tjera, transmeton Portalb.mk.
Përpos barnave për pacientët me kancer të gjirit mungojnë edhe barna për pacientët me kancer të mushkërive
Pacientja dhe përfaqësuesja e “Hema Onko”, Ana Marjanoviq thotë se përderisa nuk miratohet tenderi para festave, dihet se për çfarë do të diskutohet pas festave.
“Do të diskutojmë për mungesën e më shumë se dy barnave, këtë e them me siguri të plotë dhe e vërtetojë këtë, këtu do të bëjë pjesë edhe terapia imunologjike e cila është nga fundi dhe një numër i madhi barnave të cilët janë për repartet tjera”, tha Marjanoviq.
Drejtori i i Fondit Shëndetësor Sasho Klekovski arsyetohet se kjo ka ndodhur për shkak të përditësimit të sistemit në Zyrën për Prokurime Publike.
Ai thotë se para festave të pashkëve do të arrijnë të gjitha barnat e nevojshme.
“Tenderi është i hapur, presim kontrolle nga Zyra për Prokurime Publike dhe pres që para festave të pashkëve të gjitha barnat të jenë të qasshëm, në sasi të duhura për 12 muajt e ardhshëm”, tha Klekovski.
Kujtojmë se në fund të janarit, pacientët onkologjikë ngritën alarmin se një pjesë e madhe e barnave që marrin si terapi biologjike për mjekim, sërish mungonin.