ASh Sela: Skandaloze që programet arsimore evropiane në RMV ranë në duart e një antishqiptari dhe antievropiani
Edhe një antishqiptar dhe antieuropian po shpërblehet nga Qeveria jolegjitime VMRO-VLEN. Kështu e kanë komentuar nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës emërimin e Petar Bogojeskit në krye të Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, transmeton Portalb.mk. Ky vendim i Qeverisë, sipas Aleancës për Shqiptarët të Selës, po dëshmon se tanimë në Maqedoninë […]


Edhe një antishqiptar dhe antieuropian po shpërblehet nga Qeveria jolegjitime VMRO-VLEN. Kështu e kanë komentuar nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës emërimin e Petar Bogojeskit në krye të Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, transmeton Portalb.mk.
Ky vendim i Qeverisë, sipas Aleancës për Shqiptarët të Selës, po dëshmon se tanimë në Maqedoninë e Veriut mund të avancohesh vetëm nëse je kundër shqiptarëve ose shqiptar vasal që gëlltit dhe legjitimon projektet kundër kombit tënd.
“Emërimi i Bogjoeskit është edhe në kundërshtim të plotë me orientimin e deritanishëm europian të vendit dhe dëshmon se Maqedonia e Veriut po merr një kahje tjetër ndryshe nga ajo e ndërtuar me dekada dhe shumë mund. Sot nga përfaqësuesit shqiptarë në Qeverinë monoetnike dhe jolegjitime, u legjitimuan thirjet “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”, “Shqiptarët janë kafshë të papërjetuara” dhe të ngjashme”, thanë nga ASh Sela.
Ata shtuan se është një turp dhe goditje më e rëndë që ju bëhet shqiptarëve, marëdhënieve ndërmjet bashkësive në vend dhe vetë sistemit arsimor në përgjithësi.
Petar Bogojeski , i cili njihet si shpërndarës i flaktë i gjuhës së urrejtjes dhe nacionalizmit, e cila është në kundërshtim me vlerat e BE-së, është emëruar si drejtor i Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet nga Bordi Udhëheqës i këtij institucioni.
Qeveria e vendit aryetohet se nuk janë përzier në këtë zgjedhje, edhe pse janë pikërisht ata që kanë emëruar anëtarët e këtij bordi.
Ndërkaq, VLEN si partner shqiptar në qeveri, në vend se të ndërmerr masa dhe përgjegjësi konkrete për ta larguar këtë person nga ky institucion, vazhdon të merret me BDI-në e cila gati se një vit është në opozitë.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar që të tërhiqet menjëherë ky vendim.
Ndryshe, redaksia e Portalb.mk është në pritje të përgjigjes nga Delegacioni i BE-së në vend, se a do të ketë Bashkimi Evropian ndonjë reagim dhe cili është qëndrimi i tyre për emërimin e Bogojeskit në krye të Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet.