Padi kundër dhjetë personave, përfshirë ndaj një ish-drejtoreshe shkolle në Kumanovë: Përfituan kundërligjshëm mbi 32 milionë denar
MPB ka ngritur padi penale kundër dhjetë personave, disa prej tyre juridik, si dhe një ish-drejtoreshe shkolle në Kumanovë. Ata përmes keqpërdorimeve të tenderëve përfituan jashtëligjshëm 32.620.123 denarë, transmeton Portalb.mk. “SPB Kumanovë ngriti padi penale kundër V.T. – ish-drejtoreshë i SHM “Kiro Burnaz” nga Kumanova për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen […]


MPB ka ngritur padi penale kundër dhjetë personave, disa prej tyre juridik, si dhe një ish-drejtoreshe shkolle në Kumanovë. Ata përmes keqpërdorimeve të tenderëve përfituan jashtëligjshëm 32.620.123 denarë, transmeton Portalb.mk.
“SPB Kumanovë ngriti padi penale kundër V.T. – ish-drejtoreshë i SHM “Kiro Burnaz” nga Kumanova për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 i Kodit Penal, kundër një personi juridik nga Kumanova për transport pasagjerësh dhe pronarit D.P. nga Kumanova për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i procedurës për thirrje publike, dhënie të kontratës së prokurimit publik ose partneritet publiko-privat” nga neni 275-c paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 dhe paragrafin 4 dhe “falsifikim ose shkatërrim i librave afaristë” nga neni 280 paragrafi 1 dhe paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, kundër V.D., D.B., V.V., J.V., D.T. dhe N.K., të gjithë nga Shkupi, punonjës të Ministrisë së Arsimit, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” nga neni 353, paragrafi 4 dhe paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal dhe kundër një personi juridik për shërbime kontabiliteti dhe B.S. – drejtues e personit juridik për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për vepër të rëndë penale “falsifikim ose shkatërrim i librave afaristë” sipas nenit 280, paragrafi 2 dhe paragrafi 3 i Kodit Penal”, njofton MPB.
E denoncuara e parë V.T., gjatë vitit shkollor 2022/2023 dhe gjatë vitit shkollor 2023/2024, ndërsa rindërtimi i shkollës ishte në vazhdim dhe mësimi nuk zhvillohej me praninë fizike të nxënësve, në dy raste zhvilloi procedura të hapura për dhënien e një kontrate për prokurim publik të një shërbimi – transporti i nxënësve, në të cilat procedura u përzgjodh kompania e raportuar e transportit nga Kumanova, e përfaqësuar nga i raportuari D.P.. nga Kumnaovo, si ofertuesi dhe mbajtësi i vetëm i prokurimit. D.P., më pas së bashku me të raportuarin V.T. përgatitën procesverbale të rreme për shërbimin cilësor dhe në kohë, të cilat u nënshkruan nga të dy, dhe bazuar në procesverbalet e rreme, D.P. përgatiti fatura të rreme që përmbanin të dhëna të rreme dhe i paraqitën ato si të tilla në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Faturat e paraqitura u miratuan dhe u paguan nga e denoncuara e katërt V.D., e denoncuara e pestë D.B., e denoncuara e gjashtë V.V. ,e denoncuara e shtatë J.V., e denoncuara e tetë D.T. dhee denoncuara e nëntë, N.K., pavarësisht se e dinin se shkolla po rikonstruktohej dhe mësimi po zhvillohej pa praninë fizike të nxënësve dhe mësuesve. Ndërsa e denoncuara S.B. – drejtuesw e personit juridik për shërbime kontabiliteti nga Kumanova, megjithëse e dinte se faturat e përgatitura ishin të rreme dhe nuk mbështeteshin nga asnjë dokumentacion tjetër shoqërues i detyrueshëm i parashikuar me ligj, ajo përsëri i regjistroi ato në librat financiarë të personit juridik për transport pasagjerësh.
Në këtë mënyrë, të gjithë të denoncuarit i mundësuan të denoncuarit D.P. dhe personit juridik për transport pasagjerësh nga Kumanova të përfitojnë dobi të paligjshme pasurore në shumë totale prej 32.620.123 denarësh në dëm të buxhetit të RMV-së.