Sot fillon gjyqi për aksidentin tragjik ku humbi jetën e reja Frosina Kulakova

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, sot (9 maj) nis procesi gjyqësor ndaj Vasil Jovanov, i cili akuzohet për aksidentin fatal në të cilin u vra 22-vjeçarja Frosina Kulakova. Ngjarja The post Sot fillon gjyqi për aksidentin tragjik ku humbi jetën e reja Frosina Kulakova appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 9, 2025 - 14:00
 0  3
Sot fillon gjyqi për aksidentin tragjik ku humbi jetën e reja Frosina Kulakova

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, sot (9 maj) nis procesi gjyqësor ndaj Vasil Jovanov, i cili akuzohet për aksidentin fatal në të cilin u vra 22-vjeçarja Frosina Kulakova. Ngjarja tragjike ndodhi më 29 janar 2025 në bulevardin “Aradhat Partizane” në Shkup.

Detaje tronditëse nga aktakuza

Sipas Prokurorisë, Vasil Jovanov, pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit, udhëtonte me shpejtësi prej 91 km/h, kur në një kalim këmbësorësh me semafor të kuq për veturat, goditi Frosinën që ishte duke kaluar në të gjelbër. Goditja rezultoi fatale dhe e reja ndërroi jetë në vend.

Gjyqi do të udhëhiqet nga gjyqtarja Snezhana Markovska, ndërsa për veprën penale “krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik”, Jovanov rrezikon deri në 20 vjet burg.

Nën akuzë edhe babai i të pandehurit

Prokuroria ka ngritur aktakuzë edhe kundër Zoran Jovanov, babait të Vasilit, për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, pasi në mënyrë të qëllimshme ia kishte lejuar të birit të ngiste automjetin pavarësisht se nuk kishte patentë shoferi dhe kishte një histori të pasur të shkeljeve në trafik.

Rasti i Frosina Kulakovës ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë rrugore dhe përgjegjësinë ligjore të prindërve në raste të tilla. Flaka Media

The post Sot fillon gjyqi për aksidentin tragjik ku humbi jetën e reja Frosina Kulakova appeared first on Flaka, në çdo lajm... .