Paga mesatare neto në RMV gjatë muajit nëntor ishte 42 mijë denarë

Paga mesatare e paguar neto në muajin nëntor ishte 41.999 denarë, që është një rritje prej 9,5 përqind në krahasim me muajin nëntor të viti 2023, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës, transmeton Portalb.mk. Rritja, siç theksohet nga ESHS-ja, vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar në sektorët e […]

Jan 21, 2025 - 20:00
 0  4
Paga mesatare neto në RMV gjatë muajit nëntor ishte 42 mijë denarë
Denarë, foto nga Meta.mk

Paga mesatare e paguar neto në muajin nëntor ishte 41.999 denarë, që është një rritje prej 9,5 përqind në krahasim me muajin nëntor të viti 2023, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës, transmeton Portalb.mk.

Rritja, siç theksohet nga ESHS-ja, vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar në sektorët e Artit, argëtimit dhe rekreacionit, ku është shënuar një rritje prej 15,3 përqind, në Transport dhe magazinim me 12,7 përqind dhe në industrinë përpunuese me 11, 2 përqind.

Rënie e pagës mesatare neto është vërejtur në sektorët e Minierave dhe guroreve, aktiviteteve të pasurive të paluajtshme dhe Bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit.

Paga mesatare bruto në nëntor ishte 63.154 denarë.

Kujtojmë se paga neto në shtator ishte 41.585 denarë.