Pajaziti kritikon Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese: “Është skandaloze të bëhen hesape bakalli me të drejtat tona”

Gazetari dhe kryeredaktori i Agjencisë së Lajmeve INA, Naser Pajaziti, shprehu pakënaqësinë e tij për veprimet e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, duke i cilësuar si “hesape bakalli” me të drejtat The post Pajaziti kritikon Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese: “Është skandaloze të bëhen hesape bakalli me të drejtat tona” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 12, 2026 - 02:30
 0
Pajaziti kritikon Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese: “Është skandaloze të bëhen hesape bakalli me të drejtat tona”

Gazetari dhe kryeredaktori i Agjencisë së Lajmeve INA, Naser Pajaziti, shprehu pakënaqësinë e tij për veprimet e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, duke i cilësuar si “hesape bakalli” me të drejtat e qytetarëve dhe mbrojtjen e gjuhës shqipe.

“Gjuha shqipe nuk mbrohet me reagime e vajtime në rrjete sociale, por me nisma konkrete,” tha Pajaziti.

Ai ngriti pyetje për ekspertët dhe profesorët universitarë të sferës së drejtësisë, si dhe për të zgjedhurit e qytetarëve, përfshirë Avokatin e Popullit dhe Komisionin për Marrëdhënie Ndëretnike në nivel të Kuvendit:

  • A mund të ndërmerret ndonjë procedurë institucionale ndaj veprimeve të “bakallit” të kësaj gjykate?
  • A ekziston bazë për të kërkuar llogari dhe përgjegjësi?
  • Pse nuk iniciohet një komision anketues për të shqyrtuar ndikimet politike në Gjykatën Kushtetuese?

Heshtja ose reagimi vetëm me fjalë është bashkëfajësi në degradimin e shtetit. Presim nga juristët tanë propozime profesionale dhe nga të zgjedhurit guximin institucional,” tha më tej Pajaziti në reagimin e tij në rrjetet sociale. Gazeta Flaka

The post Pajaziti kritikon Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese: “Është skandaloze të bëhen hesape bakalli me të drejtat tona” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .