Panairi Online shpallë zgjanimin global: Hyn në 9 tregje të reja dhe synon mbi 10,000 biznese gjatë vitit 2026

qershor 6, 2026 - 23:45
qershor 6, 2026 - 23:52
Panairi Online shpallë zgjanimin global: Hyn në 9 tregje të reja dhe synon mbi 10,000 biznese gjatë vitit 2026

Platforma shqiptare e dedikume për me i promovu dhe me i prezantu bizneset në internet, Panairi Online, e ka shpallë zyrtarisht planin e saj ambicioz për zgjanim ndërkombëtar për vitin 2026. Me ni synim të qartë për m'u kthy në ni ekosistem global, kompania e ka planifiku hymjen në nandë tregje të reja ndërkombëtare, tu e pasë si objektiv krijimin e ni rrjeti me mbi 10,000 biznese të reja të regjistrume. ( https://panairionline.com/

Prej idesë te suksesi i testum në tregun shqiptar

Rrugëtimi i Panairit Online ka nisë ma 7 tetor 2013 si ni vizion i ndërmarrësit Muhamet Bizhga për me i dhanë bizneseve ni za dhe ni prezencë ma të fortë në botën digjitale. Mas ni periudhe të gjatë zhvillimi e testimi, platforma u lansu zyrtarisht ma 7 shtator 2019, pasu prej themelimit të kompanisë "Panairi Online SHPK" fiks ni vit ma vonë, ma 7 shtator 2020.

Sot, kjo platformë inovative funksionon si ni vitrinë digjitale për produktet, shërbimet dhe ofertat e bizneseve, tu jav rritë ndjeshëm dukshmërinë online. Sipas të dhanave të fundit nga kompania, deri qitash platforma i numëron:

  • Mbi 400 biznese të regjistrume.

  • Ma shumë se 7,500 reklama dhe oferta të publikume.

  • Mbi 16 milionë vizita të akumulume prej përdoruesve.

Suksesi i platformës s'ka kalu pa u vërejtë prej mediave dhe komunitetit të biznesit. Vizioni i saj asht shpalosë në emisione televizive si "Ora 7" në RTSH dhe në SCAN TV, qysh asht prezantu me sukses edhe në evente profesionale të industrisë, si panairi HoReCa Albania.

Harta e re e zgjanimit: Nandë tregjet strategjike

Faza e re e kompanisë e parasheh kapërcimin e kufijve dhe shtrimjen e aktivitetit në tre rajone kryesore: Ballkan, Evropë dhe Afrikë/Lindje e Mesme. Tregjet e reja ku Panairi Online ka me operu i përfshijnë:

  • Itali

  • Kosovë

  • Maqedoni e Veriut

  • Greqi

  • Serbi

  • Mal të Zi

  • Kroaci

  • Tanzani

  • Arabi Saudite

Strategjia afatshkurtër synon regjistrimin e ni minimumi prej 1,000 bizneseve në secilin prej ktyne shteteve. Për me mbështetë këtë operacion, kompania ka me investu rreth 90,000 euro deri në fund të vitit 2027 dhe ka me ngritë ni rrjet me 3 deri në 9 partnerë strategjikë për secilin shtet. Ky ekspansion mendohet me pasë ni impakt të jashtëzakonshëm në tregun e punës, tu e projektu hapjen e rreth 900 vendeve të reja të punës në nivel global deri në vitin 2030.

Revolucioni i Inteligjencës Artificiale si motor i zhvillimit

Njo prej shtyllave kryesore ku po bazohet ky zgjanim asht përshtatja me epokën e Inteligjencës Artificiale. Derisa konsumatorët po i përdorin gjithnji e ma shumë mjetet si ChatGPT, Gemini apo Copilot për me i gjetë produktet e shërbimet, platforma asht tu e përshtatë strukturën e saj për me i ba bizneset "të lexushme" dhe lehtësisht të rekomandushem prej ktyne sistemeve.

"Na s'jemi tu e ndërtu veç ni platformë për listimin e bizneseve. Jemi tu e ndërtu ni ekosistem informacioni që i ndihmon bizneset me kan ma të dukshme në Google dhe në kërkimet që po bohen përmes Inteligjencës Artificiale," potencon Muhamet Bizhga, Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i Panairi Online. "Synimi jonë asht me i dhanë secilit biznes mundësinë me u prezantu profesionalisht dhe me i rritë shanset për m'u gjetë prej sistemeve moderne të AI-së."

Kompania po e sheh përmbajtjen e strukturume dhe informacionin cilësor si çelësin e mbijetesës digjitale për bizneset në vitet e ardhshme.

Hapi i parë drejt vitit 2030: Lansimi i "OnlineSajam.com"

Tu e kthy strategjinë në veprim, bash qitë ditë të sotme, ma 6 qershor 2026, kompania e ka lansu zyrtarisht platformën e saj të re OnlineSajam.com, të dedikume enkas për tregun e Maqedonisë së Veriut. Ky projekt e hapë siparin e zgjanimit ndërkombëtar, tu e zbatu direkt planin e optimizimit për makinat e kërkimit dhe AI-në në ni treg të ri.

Po, ambiciet e themeluesit s'ndalen me kaq. Sipas Bizhgës, synimi i kompanisë shkon shumë ma larg:

"Vizioni jonë asht që deri në vitin 2030 me e pasë kriju ni rrjet me prezencë në mbi 90 shtete të botës. Mas zgjanimit në Ballkan, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Lindore, objektivat e radhës e përfshijnë hymjen në tregjet afrikane gjatë vitit 2027 dhe në tregun gjigant indian në 2028."

Me këtë ritëm inovacioni e zgjanimi, Panairi Online po dëshmon se vizioni i ni kompanie shqiptare mundet m'u kthy pa problem në ni zgjidhje globale, tu e lidhë botën e biznesit në ni epokë ku Inteligjenca Artificiale dhe marketingu digjital e udhëheqin lojën.