Paraburgim për një shtetas të Maqedonisë së Veriut për vrasjen e Orhan Bajramit – Okit

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar hetimet rreth një vrasjeje së Orhan Bajramit -Okit që ka ndodhur në Hanioti të Greqisë. Ai ishte kreu i grupit të “Duqanxhikut”, transmeton Portalb.mk. “Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një personi për veprën penale, e dënueshme në bazë të Kodit Penal – Vrasje dhe për Përpunimin, […]

Nëntor 30, 2024 - 19:00
 0  6
Paraburgim për një shtetas të Maqedonisë së Veriut për vrasjen e Orhan Bajramit – Okit
Foto e publikuar në TikTok

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar hetimet rreth një vrasjeje së Orhan Bajramit -Okit që ka ndodhur në Hanioti të Greqisë. Ai ishte kreu i grupit të “Duqanxhikut”, transmeton Portalb.mk.

“Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një personi për veprën penale, e dënueshme në bazë të Kodit Penal – Vrasje dhe për Përpunimin, mbajtjen dhe tregtinë e paligjshme të armëve dhe materialeve eksplozive”, raportoi Prokuroria.

Më 15 korrik të vitit të kaluar, në Hanioti të Greqisë, i dyshuari 33 vjeçar së bashku me një person të panjohur deri më tani, me qëllim e kanë vrarë Orhan Bajramin – Okin, duke rrezikuar edhe katër persona të tjerë.

“Prokurori publik deri të Gjykata Themelore Penale në Shkup ka propozuar masën e paraburgimit për të dyshuarin”, raportoi Prokuroria.

Dy të dyshuarit kishin shkuar në kompleksin turistik ku po qëndronte Oki, përmes derës së ballkonit ishin futur brenda, duke e kryer edhe vrasjen me tri plumba në trupin e viktimës.

Ndryshe, në fillim të muajit nëntor tre persona janë arrestuar dhe ndaj tyre është urdhëruar kryerja e një procedurën hetimore, pasi në periudhën nga dhjetori 2019 deri në mars 2021, të dyshuarit kanë kryer veprën penale bashkim kriminal dhe veprën penale të vazhduar të zbulimit të sekretit zyrtar për grupin e Duqanxhikut.

Grupi i Duqanxhikut përbëhej nga tashmë të ndjerët, Orhan Bajrami -Oki, i cili u vra në korrik të vitit të kaluar, Jeton Krivanjeva – Zhilla dhe Enes Iseni, të vrarë gjatë incidentit të 6 marsit të vitit 2023 në një lokal në Çarshi të Shkupit. Vrasja kishte ndodhur rreth orës 20, ndërkaq në Polici është lajmëruar në ora 20:11 minuta, pas 20 minutave policia ka gjetur të djegur një automjet “Audi a6”, i cili dyshohet se është i vrasësve.

Rivaliteti mes grupeve kriminale filloi prej vitit 2010, kur “kronika e zezë” fillon të mbushet me incidente, vrasje dhe gjuajtje bombash mes klaneve të ndara.

Përleshjet janë ashpërsuar kur në nëntor të vitit 2013-të është vrarë 46-vjeçari Xhelal Ajeti në çajtoren e tij “Te Xhela” në Hasanbeg. Sulmi ndaj tij është i ngjashëm me të 6 marsit. Vrasësi, i maskuar dhe me armë ka hyrë në çajtore dhe e ka vrarë Ajetin me 30 plumba. Ajeti asokohe ishte i fajdexhi i njohur dhe figurë me ndikim në nëntokën e drogës.

Paraprakisht, në vitin 2005, si pasojë e plagës së marrë nga arma e zjarrit ka vdekur vëllai i tij, Nexhmedin, ndërkaq në shtator të vitit 2018-të është vrarë edhe vëllai i tij Naim Bellanoca duke lëvizur në një automjet në rrugën “Ruzveltova” të Shkupit.

Kjo në nëntokën është llogaritur se grupi “Bellanoca” e ka humbur primatin e tregut të narkotikëve. Por, në vitin 2019-të ka vijuar përleshje e re, kur pesë persona të maskuar kanë dalë nga një automjet dhe kanë gjuajtur drejt restorantit në hotelin “Aleksandar Pallas, ku kanë qëndruar rivalët e “Bellanocës”.

Gjatë sulmit në Aleksandar Pallas, një polic i cili ka qenë me rroba civile dhe ka qenë duke qëndruar me grupin në tavolinë, ka parandaluar që sulmi të jetë fatal. Ai ka nxjerrë pistoletën zyrtare dhe ka gjuajtur në drejtim të sulmuesve. Rasti nuk u zbardh.

Sulmuesit janë larguar me xhip “Tuareg” i cili ka pasur targa të vjedhura, ndërkaq Policia e ka gjetur automjetin të djegur në periferi të Shkupit. Kjo përplasje, llogaritej se ishte për tregun e kokainës.

Në grupin e sulmuar, përveç Jeton Krivanjevës, ishte edhe Kamer Idrizi, i cili u vra në maj të vitit 2021, në një atentat duke lëvizur me makinë. Një vjet më vonë dy sulmues të armatosur me pushka automatike kanë hyrë në një çajtore në rrugën “Braka Rexhepagiq” në afërsi të Shkollës Fillore “Imri Elezi” të Çairit të Shkupit dhe e kanë vrarë Jonuz Idrizin, vëllaun e Kamerit.