Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në Viti

Task Forca –Lindje, e përbërë nga Dogana dhe Policia e Kosovës ka vijuar angazhimet për parandalimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme përgjatë kufirit të Kosovës me R.e Maqedonisë së Veriut. Sot, në rrugën Viti-Gerlicë është ndaluar një automjet furgon me targa vendore i cili dyshohej se ishte i ngarkuar me mallra të kontrabanduara të

tetor 7, 2025 - 01:00
 0
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në Viti
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në Viti

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në Viti

Task Forca –Lindje, e përbërë nga Dogana dhe Policia e Kosovës ka vijuar angazhimet për parandalimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme përgjatë kufirit të Kosovës me R.e Maqedonisë së Veriut.

Sot, në rrugën Viti-Gerlicë është ndaluar një automjet furgon me targa vendore i cili dyshohej se ishte i ngarkuar me mallra të kontrabanduara të cilat dyshohej se ishin sjellur përmes rrugëve ilegale.

Sipas Doganës së Kosovës, gjatë kontrollit të furgonit i cili drejtohej nga personi U.U. i moshës 29 vjeqar nga Vitia, është vërejtur se kishte te ngarkuar mallra si nē vijimë: 40 thas fara me peshë nga 25kg= 1000kg, 50 pako kumbulla te terura me peshe nga 10 kg=500 kg.,për të cilat nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen e tyre.

“Mallrat e kontrabanduara sipas vlerësimeve te tregut janë ne vlerë mbi 10. 000 euro, pa i llogaritur shmangieve dhe taksat doganore”, thuhet në njoftim.

Në fund Dogana thotë se rasti për procedim të mëtutjeshëm mbetet te trajtohet nga njësitet e doganës ,ndërsa malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminal doganor.