Xhafer Tahiri tregon cilën punë do të bëjë së pari nëse zgjidhet kryetar i Vushtrrisë
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar komune në Vushtrri, Xhafer Tahiri në emisionin Adresa, shpalosi problemet e vazhdueshme të cilat kanë ardhur si pasojë e keq qeverisjes lokale. Xhafer Tahiri tregoi se cili do të jetë projekti i parë që do t’a bëjë në Vushtrri nëse fiton zgjedhjet lokale në këtë komunë. Ai


Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar komune në Vushtrri, Xhafer Tahiri në emisionin Adresa, shpalosi problemet e vazhdueshme të cilat kanë ardhur si pasojë e keq qeverisjes lokale.
Xhafer Tahiri tregoi se cili do të jetë projekti i parë që do t’a bëjë në Vushtrri nëse fiton zgjedhjet lokale në këtë komunë.
Ai tha se do të mbeshtet me nga 300 euro në muaj secilën grua që shkon për të kryer një trajnim proifesional për të gjetur vendin e punës. Për 6 muaj kjo politikë, për një grua kushton 1800 euro tha Tahiri.
Ai tha se mandatin kur ka qenë kryetar, përmes një organizate joqeveritare ka mbështetur gratë për të krijuar bizneset e tyre, e këtë projekt do t’a vazhdojë përsëri.
Puna e dytë që do të bëjë Tahiri, ishte ndërprerja e kontratës së qirasë së automjetit të kryetarit të komunës.
Tahiri tha se nuk vozitem me një veturë që kushton 995 euro renti dhe nuk mund të ia lejoj vetes këtë luks, përderisa në Vushtrri ka kaq shum probleme dhe qytetarët kanë kaq shumë nevojë për ato para në investime të ndryshme.
Ndiqeni videon e plotë për më shumë detaje:
