Osmani në New York takon ndihmëssekretarin e NATO-s: Ia ritheksova përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në aleancë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge, në New York. Osmani ka thënë se gjatë takimit ritheksoi mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vendin tonë, si dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike. […]

shtator 23, 2025 - 10:30
 0
Osmani në New York takon ndihmëssekretarin e NATO-s: Ia ritheksova përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në aleancë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge, në New York.

Osmani ka thënë se gjatë takimit ritheksoi mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vendin tonë, si dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike.

“Në New York pata kënaqësinë të takohem me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge.

Gjatë takimit, ritheksova mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vendin tonë, si dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike”, ka shkruar Osmani.