Ahmeti i dërgon porosi VLEN-it: Kthehuni në rrugën e dinjitetit, krenarisë
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sërish ka takuar qytetarët nga ku ka dërguar porosi deri te koalicioni qeverisës VMRO dhe VLEN, transmeton TV21. Ahmeti ka ndaluar te Marrëveshja e Ohrit duke bërë thirrje që e njëjta të mbrohet jo vetëm nga BDI, por edhe nga VLEN, VMRO dhe LSDM. Kryetari i integristëve i ka ftuar […] The post Ahmeti i dërgon porosi VLEN-it: Kthehuni në rrugën e dinjitetit, krenarisë appeared first on InfoShqip.com.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sërish ka takuar qytetarët nga ku ka dërguar porosi deri te koalicioni qeverisës VMRO dhe VLEN, transmeton TV21. Ahmeti ka ndaluar te Marrëveshja e Ohrit duke bërë thirrje që e njëjta të mbrohet jo vetëm nga BDI, por edhe nga VLEN, VMRO dhe LSDM.
Kryetari i integristëve i ka ftuar edhe votuesit e VLEN që t’i ndihmojnë përfaqësuesit dhe drejtuesit e koalicionit shqiptar në Qeveri që të kthehen në rrugën e dinjitetit.
“Njerëzit tanë, vëllezërit tanë të bashkuar rreth VLEN-it të reflektojnë dhe ta mbrojnë kauzën kombëtare (Marrëveshjen e Ohrit), sepse është kauzë në respektim të gjeneratave të vjetra dhe që lindin pas nesh. Dhe jo, pavarësisht se i kam kundërshtar politik, nuk dua t’i shoh të turpëruar ata (VLEN) dhe ata që i kanë votuar. Dua të bëj thirrje si një njeri që ka luftuar dhe që e do krenarinë e kombit të vet. Të gjithë ata votues, le t’i ndihmojnë, le t’i inkurajojnë drejtuesit dhe përfaqësuesit e VLEN-it që të kthehen në rrugën e dinjitetit dhe të mbrojmë të gjithë bashkë krenarinë, sepse Marrëveshja e Ohrit nuk është marrëveshje që duhet ta mbrojë vetëm Bashkimi Demokratik për Integrim, vetëm Fronti për Europë, por është vlerë që duhet mbrojtur nga të gjithë – edhe nga VMRO edhe nga LSDM bashkë me koalicionin e tyre, aq më shumë nga ata që janë bashkuar rreth VLEN-it. Ne nuk duam përplasje, por ama nuk mund të heshtim pa e thënë të vërtetën – VMRO-ja ka traditë nga e kaluara për të rekrutuar argatë, hyzmeqarë. Por nuk kanë bërë mirë. Shtetet të cilat kanë bërë përzgjedhje të hyzmeqarëve, argatëve nuk kanë përparuar, nuk janë begatuar”, tha Ahmeti.
The post Ahmeti i dërgon porosi VLEN-it: Kthehuni në rrugën e dinjitetit, krenarisë appeared first on InfoShqip.com.