Mickoski nuk e konfirmoi qëndrimin e Mexhitit se Artan Grubi është në Shqipëri
Njeriu i parë i Qeverisë, Hritijan Mickoski sot refuzoi t’i konfirmoj informatat publikisht të theksuara nga njëri nga zëvendësit e tij Izet Mexhiti se funksionari i lartë i mëparshëm partiak dhe qeveritar Artan Grubi për momentin është në arrati në Shqipëri, e jo në Kosovë, njofton Portalb.mk. Në pyetjen e drejtpërdrejt për koment, pas deklaratës […]
Njeriu i parë i Qeverisë, Hritijan Mickoski sot refuzoi t’i konfirmoj informatat publikisht të theksuara nga njëri nga zëvendësit e tij Izet Mexhiti se funksionari i lartë i mëparshëm partiak dhe qeveritar Artan Grubi për momentin është në arrati në Shqipëri, e jo në Kosovë, njofton Portalb.mk.
Në pyetjen e drejtpërdrejt për koment, pas deklaratës së djeshme të Mexhitit për lokacionin e Grubit, kryeministri deklaroi: “Të ndryshme janë informatat. Nuk do të spekuloja tani se nëse është në Shqipëri, nëse është në Kosovë. Është fakt se nuk ka qenë i pastër si loti për shkak se nëse do të kishte qenë i pastër si loti nuk ka pasur nevojë që të jetë në arrati nga drejtësia, por do të vijë këtu dhe do ta mbrojë pafajësinë e tij”, deklaroi Mickoski.
Pas akuzave nga LSDM-ja se VMRO-DPMNE-ja e kanë lëshuar Artan Grubin të ikë dhe qëndrimin e BDI-së se ai më nuk është anëtar i tyre, Mickoski nuk u përjgjigj drejtpërdrejt. Ai iu përgjigj me kundër-akuzë.
“Mendoj se mesazhet e të dyja palëve që po i dërgojnë në opinion nuk janë mesazhe të cilat janë në drejtim të luftës vendimtare kundër krimit dhe korrupsionit. Ne për këtë alarmuam shumë herë në të kaluarën. Ky koalicioni i cili funksiononte ishte me të vërtetë mbrojtës. Jo vetëm të kriminelëve politike, por edhe të kriminelëve të vërtetë”, deklaroi Mickoski.
Si dëshmi për përkushtimin nëluftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të qeverisë aktuale, Mickoski e përmendi aksionin e SPB Shkup dhe Byronë për Sigurinë Publike kundër grupit kriminel “Bellanoca-Baron”. Theksoi se gjatë qeverisë së kaluar, grupet e këtilla kanë qenë të pakapshme. Ndërsa paralajmëroi edhe në struktura të këtilla të tjera.
Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ish-drejtori i SHA “Lotaria Shtetërore” Përparim Bajrami akuzohen se kanë dëmtuar buxhetin e Lotarisë me mbi 501 milionë denarë.
- LEXO: Pezullim nga puna për policin i cili mundësoi arratisjen e Artan Grubit
- LEXO: Masa disiplinore ndaj policëve në Bllacë për shkak kalimit të Artan Grubit
- LEXO: Mexhiti: Artan Grubi është në Shqipëri
- LEXO: Heshtje në Kosovë për fletarrestin ndërkombëtar ndaj Artan Grubit
- LEXO: Artan Grubi vendosi të tërhiqet nga jeta publike pasi SHBA-të e futën në Listën e Zezë
- LEXO: Prokuroria ka formuar lëndë për Artan Grubin, Enver Bexhetin dhe të tjerët që janë në Listën e zezë amerikane