Pas kaosit në Parlamentin e Serbisë flet deputeti Shaip Kamberi: Në mes të tensioneve Qeveria serbe bëri propagandë anti-shqiptare
Përplasje fizike, tym, gaz lotsjellës e flakë ka pasur në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Serbisë. Deri te kjo erdhi pasi deputetët e koalicionit qeverisës miratuan rendin e ditës, të cilin opozita e kundërshtoi. Deputetët opozitarë iu afruan tavolinës së kryeparlamentares, Ana Bërnabiq, aktivizuan dy herë gazlotësjellës dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia
Përplasje fizike, tym, gaz lotsjellës e flakë ka pasur në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Serbisë.
Deri te kjo erdhi pasi deputetët e koalicionit qeverisës miratuan rendin e ditës, të cilin opozita e kundërshtoi.
Deputetët opozitarë iu afruan tavolinës së kryeparlamentares, Ana Bërnabiq, aktivizuan dy herë gazlotësjellës dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin”.
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka folur për FrontOnline në lidhje me zhvillimet e ditës së sotme.
Ai tha se tentativa e shumicës parlamentare dhe Qeverisë për të mbajtur një seancë me 62 pika të rendit të ditës ka çuar në konflikt, pasi, sipas tij, opozita kërkonte vetëm dy pika.
“Ishte tentativa e shumicës parlamentare e qeverisë për të mbajtë seancën me 62 pika të rendit të ditës. Ndërkohë që opozita kërkonte të jenë vetëm dy pika, ligji për arsimin e mesëm dhe dorëheqja e kryeministrit me arsyetimin se nuk mund të propozojë ligje të tjera kryeministri në dorëheqje dhe qeveria me mandat teknik”, shprehet Kamberi për FrontOnline.
Gjatë seancës, Kamberi tregoi se tensionet u intensifikuan kur kryetarja e parlamentit nisi seancën dhe i ftoi ministrat të hynë në Parlament, moment kur opozita tentoi të bllokonte procesin duke përdorur gaz lotsjellës.
“Kryetarja e parlamentit e filloj seancën dhe i ftoj ministrat të hynë në parlament atëherë opozita tentuan të bllokojnë me gaz lotsjellës e gjuajtje me vezë dhe shtyrje e grushtime mes vete. Po flitet që një deputete është e lënduar por nuk dihet nëse është lajm i rrejshëm i pushtetit apo ka diçka të vërtetë sepse ishte tollovi e madhe për ta parë”, deklaroi Kamberi.
Kamberi tha se, që nga fillimi i protestave studentore, Vuçiq dhe Qeveria e tij kanë akuzuar studentët se janë “shërbëtorë të shërbimeve të huaja”, duke i lidhur me interesat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Ai thotë se këto akuza janë përpjekje për të larguar vëmendjen nga problemet e shumta që po përballen qytetarët.
Sipas Kamberit, protesta studentore është një shenjë e përballjes me një sistem të paaftë dhe të korruptuar.
“Që nga fillimi i protestave studentore, Vuçiq dhe pushteti i tij kanë akuzuar studentët se janë shërbëtorë të shërbimeve të huaja të kroatëve, e punojnë për Albin Kurtin në mënyrë që të largojnë vëmendjen nga problemet e shumta ata duan ta mobilizojnë opinionin në Serbi me një politik antishqiptare dhe kjo fletë për racizmin e tyre të shfaqur tashmë edhe nga Bërnabiq e Petkoviq dhe Vuçiq do të dalë. Është një rebelim i studentëve që po e kaplon mbarë Serbinë me pushtetin e korruptuar të Vuçiqit dhe me shumë afera që po i ndodh këtij shteti”, theksoi Kamberi.