Pas ndërprerjes “festive”, numërimi i votave rifillon nga ora 16:00
Procesi i numërimit të votave do të vazhdojë sot nga ora 16:00, sipas vendimit të marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Procesi i numërimit të votave është ndërprerë të mërkurën fillim nga ora 12:00 shkaku i festës së Vitit të Ri. Ky orar është përcaktuar disa ditë më parë, në kuadër të organizimit të punës


Procesi i numërimit të votave do të vazhdojë sot nga ora 16:00, sipas vendimit të marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Procesi i numërimit të votave është ndërprerë të mërkurën fillim nga ora 12:00 shkaku i festës së Vitit të Ri.
Ky orar është përcaktuar disa ditë më parë, në kuadër të organizimit të punës gjatë ndërrimit të viteve, duke paraparë një pauzë të shkurtër për festat e fundvitit.
Pavarësisht ndërprerjes së përkohshme, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë bërë të ditur se procesi do të vazhdojë sipas planit të parashikuar.
27 komuna e kanë përmbyllur deri më tani procesin e numërimit.
Procesi i numërimit do të vazhdojë në komunat:Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Ferizaj, Malishevë, Gjilan, Lipjan e Suharekë.
Numërimi deri më tani ka arritur në mbi 1,900 nga 2,557 vendvotime apo më shumë se 74%.
