Pas përfundimit të masave, çmime të qëndrueshme! Në markete, mishi i viçit më i shtrenjtë, i pulës më i lirë
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot nuk ka vërejtur ndonjë rritje të madhe të çmimeve në markete. Nga kontrolli i kryer nga punonjësit e Sindikatës, është konstatuar se produktet që përfshihen në shportën minimale sindikale nuk janë shtrenjtuar dukshëm, përkatësisht ka pasur rritje të vogël që do ta shtrenjtonin shportën për vetëm 30 deri në […] The post Pas përfundimit të masave, çmime të qëndrueshme! Në markete, mishi i viçit më i shtrenjtë, i pulës më i lirë appeared first on InfoShqip.com.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot nuk ka vërejtur ndonjë rritje të madhe të çmimeve në markete. Nga kontrolli i kryer nga punonjësit e Sindikatës, është konstatuar se produktet që përfshihen në shportën minimale sindikale nuk janë shtrenjtuar dukshëm, përkatësisht ka pasur rritje të vogël që do ta shtrenjtonin shportën për vetëm 30 deri në 40 denarë.
“Për fat të mirë të qytetarëve dhe punëtorëve, ende nuk ka ndonjë rritje drastike të çmimeve, pra vlera e shportës minimale sindikale për ushqim dhe pije është rritur vetëm për rreth 30 deri në 40 denarë, gjë që tregon se ose tregtarët do të jenë të drejtë ndaj qytetarëve dhe punëtorëve dhe nuk do t’i rrisin çmimet në mënyrë të paarsyeshme, ose ende nuk kanë arritur të bëjnë ndryshime duke pasur parasysh se kjo është dita e parë e punës pas 1 Majit, kur për fat të mirë punëtorët në tregti nuk punuan gjatë festës”, tha Sllobodan Trendafillov.
Trendafillov pret që të vazhdojë trendi i tillë si dhe të ulen çmimet.
Përndryshe, përmes ueb faqes www.cenometar.mk në periudhën prej 24 prillit deri më 2 maj, mund të vërehet se çmimet e disa produkteve janë rritur në mënyrë drastike, ndërsa të disa produkteve janë ulur. Në disa markete të caktuara, çmimi për një kilogram mish viçi është rritur për 19%, por andaj ka rënie të çmimit të mishit të pulës. Në disa markete rritje më të madhe të çmimeve ka te detergjenti për rroba edhe atë 60%, por megjithatë ka ulje të detergjentit të lëngshëm. Te perimet janë shtrenjtuar domatet, ndërsa është ulur çmimi i trangujve, ndërsa te frutat është evidentuar çmim më i ulët i portokalleve. Te bulmeti, është shtrenjtuar kaçkavalli, ndërsa është ulur çmimi i jogurtit.
Kryeministri Hristijan Micksoski paralajmëroi se do ta ndjekin gjendjen dhe nuk do të lejojnë rritje të çmimit. Janë dhënë udhëzime deri te Ministria e ekonomisë dhe ISHT për të kryer kontrolle në terren.
“Personalisht bisedova me ministrin dhe drejtorin e ISHT-së për kontrolle të përforcuara jo vetëm te tregtarët por edhe te distributorët dhe prodhuesit. Të shohim në mos ka truqe gjatë faturave hyrëse, jo vetëm te ato që i shesin në rafte në dyqanet e tyre”, tha Hristijan Mickoski
Mickoski shtoi se nuk do të lejojnë që dikush nga pjesëmarrësit në tregti të shërbehet me truqe, në dëm të qytetarëve.
The post Pas përfundimit të masave, çmime të qëndrueshme! Në markete, mishi i viçit më i shtrenjtë, i pulës më i lirë appeared first on InfoShqip.com.