“Patjetër që do të kemi lidhshmëri me Shqipërinë” – Zekolli: Kemi gjetur zgjidhje që puna në Korridorin 8 mos të ndalet
Autoritetet garantojnë se Autostrada Kërçovë–Ohër, do të lidhet me Strugën dhe do të përfundojë me Shqipërinë përmes Korridorit 8. Ky projekt kushton 1.3 miliardë euro, prej të cilave sipas zv.ministres së Transportit Kaltrina Zekolli, 500 milionë euro tashmë janë lëshuar për kompaninë Bechtel dhe Enka ndërsa vetëm për vitin 2026 janë lëshuar mbi 90 milionë […]
Autoritetet garantojnë se Autostrada Kërçovë–Ohër, do të lidhet me Strugën dhe do të përfundojë me Shqipërinë përmes Korridorit 8. Ky projekt kushton 1.3 miliardë euro, prej të cilave sipas zv.ministres së Transportit Kaltrina Zekolli, 500 milionë euro tashmë janë lëshuar për kompaninë Bechtel dhe Enka ndërsa vetëm për vitin 2026 janë lëshuar mbi 90 milionë euro. Ajo shtoi se, nëse do të ketë nevojë për fonde shtesë, do të bëhet rishikim i buxhetit.
“Në Korridorin 8, po punohet në të gjitha segmentet. Aktualisht për segmentin Trebenishtë – Qafëthanë, kryeministri paralajmëroi se priten përfaqësuesit e UNESCO-s që të gjendët zgjidhje. raporti përfundimtarë është në muajin qershor dhe pastaj do të shohim se çfarë alternative do të gjejmë por që patjetër do të kemi lidhshmëri me Shqipërinë dhe Struga do të jetë e kyçur,” tha Kaltrina Zekollit – Zëvendës Ministre e Transportit.