PD dhe PS bëhen bashkë, miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Pas 12 orësh seancë parlamentare, marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore është finalizuar me miratimin në Kuvend. Me 106 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abestim, ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor u miratuan në senacën e fundit të kësaj legjislature.  Po ashtu, me 103 vota pro dhe 2 kundër u miratua edhe amendamenti që parashikon që […]

Korrik 27, 2024 - 12:30
 0  8
PD dhe PS bëhen bashkë, miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Pas 12 orësh seancë parlamentare, marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore është finalizuar me miratimin në Kuvend. Me 106 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abestim, ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor u miratuan në senacën e fundit të kësaj legjislature. 

Po ashtu, me 103 vota pro dhe 2 kundër u miratua edhe amendamenti që parashikon që deputetet gra të kenë një vend të sigurt edhe në listën që nuk e harton kryetari, pra në listën që nënshtrohet votës preferenciale, 2/3-tat.

Me ndryshimet që u miratuan në Kuvend përfshihet për herë të parë dhe votimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Sot është seanca e fundit për këtë sesion parlamentar dhe në rend të ditës janë parashikuar një sërë pr/ligjesh.