Haradinaj paralajmëron burgosjen e tre ministrave: Do ta shihni shpejt, nuk është kah i merr gjumi

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka akuzuar Qeverinë e Albin Kurtit për abuzim me paranë publike. Ai ka thënë se vetëm një ministër ka 1 milion e 700 mijë euro për shpenzime jashtë shtetit. Haradinaj ka shprehur bindje se tre ministra do të arrestohen dhe nuk po “i merr gjumi”, shkak

tetor 18, 2024 - 07:00
 0  10
Haradinaj paralajmëron burgosjen e tre ministrave: Do ta shihni shpejt, nuk është kah i merr gjumi
haradinaj-paralajmeron-burgosjen-e-tre-ministrave:-do-ta-shihni-shpejt,-nuk-eshte-kah-i-merr-gjumi

haradinaj-paralajmeron-burgosjen-e-tre-ministrave:-do-ta-shihni-shpejt,-nuk-eshte-kah-i-merr-gjumi

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka akuzuar Qeverinë e Albin Kurtit për abuzim me paranë publike.

Ai ka thënë se vetëm një ministër ka 1 milion e 700 mijë euro për shpenzime jashtë shtetit.

Haradinaj ka shprehur bindje se tre ministra do të arrestohen dhe nuk po “i merr gjumi”, shkak i veprave të tyre.

“I kanë qindra miliona shpenzime, paga, mëditje, udhëtime jashtë shtetit, turizma poshtë e naltë. Vetmë një ministër i ka 1 milion e 700 mijë shpenzime jashtë shtetit. Nuk e them me emër sepse besoj që ka me u arrestu shpejt e ka me u burgos, jo vetëm për këtë temë, por edhe për shumë tema tjera. Minimum 3-4 minitra janë në hetime, dhe çdo ditë pritet arrestimi i tyre. Jo, një por unë jam i bindur 3. Ata zotëritë e dinë sepse nuk po i merr gjumi natën dhe për shkak të veprave të veta”, ka thënë Haradinaj në “Pressing” të T7.