PDK shënon 25 vjetorin e themelimit- Krasniqi: Vështirë të festojmë në mungesë të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Partia Demokratike e Kosovës shënoi sot 25 vjetorin e themelimit. Duke folur për këtë përvjetor, kryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi, tha se PDK rrugëtoi bashkë me lirinë e Kosovës. “Sot kemi një krenari, një shikim prapa në këtë rrugëtim të madh dhe me respektin më të madh për njerëzit që u bënë bashkë në

tetor 11, 2024 - 03:00
 0  9
PDK shënon 25 vjetorin e themelimit- Krasniqi: Vështirë të festojmë në mungesë të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit
pdk-shenon-25-vjetorin-e-themelimit-krasniqi:-veshtire-te-festojme-ne-mungese-te-thacit,-veselit,-krasniqit-e-selimit

pdk-shenon-25-vjetorin-e-themelimit-krasniqi:-veshtire-te-festojme-ne-mungese-te-thacit,-veselit,-krasniqit-e-selimit

Partia Demokratike e Kosovës shënoi sot 25 vjetorin e themelimit.

Duke folur për këtë përvjetor, kryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi, tha se PDK rrugëtoi bashkë me lirinë e Kosovës.

“Sot kemi një krenari, një shikim prapa në këtë rrugëtim të madh dhe me respektin më të madh për njerëzit që u bënë bashkë në momentin kur pushkët heshtën dhe u arrit liria, për t’u bërë pjesë e pluralitetit politik dhe për ta konsoliduar demokracinë në vendin tonë. Themeluesit e PDK-së në masë të madhe ishin edhe në mesin e themeluesve dhe njerëzve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe ish të burgosur politik e pjesë e lëvizjes së ilegalitetit, të organizatave patriotike shumë më të hershme”, tha Krasniqi në Rubikon të Klan Kosovës.

Tutje i pari i PDK-së tha se partia që ai aktualisht drejton ka në gjenezën e saj Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne vërtetë na bën krenar që e themi në çdo moment që duhet përkujtuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është në AND-në e PDK-së, sepse në momentin kur në shtatorin e vitit 1999 është arritur marrëveshja për demilitarizimin e UÇK-së një nga pikat e kësaj marrëveshje ka qenë që drejtoria politike e UÇK-së të shndërrohet në parti politike dhe partia politike që pastaj u krijua ishte Partia Demokratike e Kosovës”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se për të, e për PDK-në, shënimi i përvjetorëve e datave të tjera të rëndësishme është i vështirë që nga shkuarja në Hagë e ish-krerëve të UÇK-së.

“Është moment krenarie, por për ne është edhe një moment i mallit, sepse vërtetë është e vështirë kur festojmë data të tilla në mungesë të ish-presidentit Thaçi, të kryetarit Veseli, të bashkëpunëtorëve të tyre, të zotit Krasniqi që ka qenë sekretar i PDK-së në vitet e para, të zotit Selimi dhe gjithë bashkëluftëtarëve të tyre” tha Krasniqi.