Penalja hesht për keqpërdorimet në ndërtimin e Teatrit të Tetovës, Lutkov: Këtë vit do punojmë intensivisht 

Derisa Gjykata Penale në Shkup hesht ndaj akuzave për keqpërdorimet financiare gjatë ndërtimit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës, sot ministri i Kulturës u zotua se këtë vit do të punohet intensivisht për këtë objekt, punimet për të cilin zvarriten me vite, shkruan Portalb.mk.  Gjykata Penale e Shkupit nuk përgjigjet në pyetjet gazetareske të Portalb.mk […]

shkurt 3, 2025 - 21:00
 0  4
Penalja hesht për keqpërdorimet në ndërtimin e Teatrit të Tetovës, Lutkov: Këtë vit do punojmë intensivisht 
Objekti i ri i Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Derisa Gjykata Penale në Shkup hesht ndaj akuzave për keqpërdorimet financiare gjatë ndërtimit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës, sot ministri i Kulturës u zotua se këtë vit do të punohet intensivisht për këtë objekt, punimet për të cilin zvarriten me vite, shkruan Portalb.mk. 

Gjykata Penale e Shkupit nuk përgjigjet në pyetjet gazetareske të Portalb.mk për keqpërdorimet financiare rreth ndërtimit të Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë. 

18 dhjetor 2024 Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dorëzoi në Gjykatën Penale në Shkup aktakuzë kundër një personi dhe propozim aktakuzë kundër një personi juridik dhe tre personave fizikë. Në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2020, dyshohet se kanë arritur përfitime pasurore të mëdha në shumë prej 832.983.064,00 denarë (mbi 13 milionë euro). 

Nga ana tjetër, sot ministri i Kulturës Zoran Lutkov gjatë prezantimitbuxhetit të Ministrisë për këtë vit tha se punimet do të intensifikohen për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë. 

“Këtë vit do të vazhdojmë intensivisht të punojmë me ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë”, tha Lutkov.