Pensionohet Naser Gjinovci i “Minatorit”, legjendë e rock-ut
Naser Gjinovci, vokalisti i njohur i grupit legjendar të rock-ut “Minatori”, ka dalë sot në pension nga pozita e Menaxherit të Zyrës Ligjore në RTK. Me këtë rast, drejtuesit e televizionit dhe kolegët e tij organizuan një ceremoni lamtumire, duke i uruar shëndet dhe suksese në kapitullin e ri të jetës. Përveç muzikës, Gjinovci ka […]

Naser Gjinovci, vokalisti i njohur i grupit legjendar të rock-ut “Minatori”, ka dalë sot në pension nga pozita e Menaxherit të Zyrës Ligjore në RTK.
Me këtë rast, drejtuesit e televizionit dhe kolegët e tij organizuan një ceremoni lamtumire, duke i uruar shëndet dhe suksese në kapitullin e ri të jetës.
Përveç muzikës, Gjinovci ka dhënë kontribut edhe në fushën juridike, si avokat dhe menaxher i zyrës ligjore në RTK. Ai është autor i shumë teksteve me mesazhe protestuese, politike dhe sociale, duke përdorur rock-un për të pasqyruar realitetin në Kosovë, si para ashtu edhe pas luftës.
Në vitin 2017, “Minatori” u rikthye me këngën “Krejt njëjtë”. Ndërsa vitin e kaluar, presidentja Vjosa Osmani e dekoroi si përfaqësues të gjeneratës së artë të rock&roll-it shqiptar.
Me pensionimin e tij, fansat shpresojnë që Gjinovci do t’i rikthehet skenës dhe do të sjellë projekte të reja me grupin “Minatori”.