Berisha prezanton programin e PD: Do kemi Ministrinë e Familjes! Kryefamiljaret dhe shtepiaket do shpërblehen

Një ditë pas çeljes zyrtare të fushatës zgjedhore, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar sot me shpalosjen e programit për koalicionin e krijuar “Aleanca për Shqipërinë Madheshtore”, nga Pallati i Kongreseve. Berisha tha se nëse vjen në qeverisje pas zgjedhjeve të 11 Majit, do krijohet Ministria e Familjes. Ai premtoi se për të […]

Prill 13, 2025 - 00:00
 0  6
Berisha prezanton programin e PD: Do kemi Ministrinë e Familjes! Kryefamiljaret dhe shtepiaket do shpërblehen

Një ditë pas çeljes zyrtare të fushatës zgjedhore, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar sot me shpalosjen e programit për koalicionin e krijuar “Aleanca për Shqipërinë Madheshtore”, nga Pallati i Kongreseve.

Berisha tha se nëse vjen në qeverisje pas zgjedhjeve të 11 Majit, do krijohet Ministria e Familjes. Ai premtoi se për të gjitha nënat që janë bërë kryefamiljare, do të kenë mbështetjen e kësaj qeverisje, po kështu dhe në bizneset e tyre.

Ai gjithashtu premtoi dhe minimum jetik prej 200 euro për fëmijët e tyre.

Një premtim pati dhe për të gjitha gratë e papunësuara në sektore, por që qëndrojnë pranë familjes në shtëpi, teksa tha se dhe ato do shpërblehen nga Partia Demokratike nëse vjen në qeverisje.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Familja shqiptare ka qenë e mbetet faktori themelor i ekzistencës së kombit shqiptar, së solidaritetit, njerezisë, edukimit, te shqiptarëve.

Familja shqiptare njohu keto kohë nje agresion që nuk e kishte përjetuar kurrë. Që erdhi nga ekstremi i majtë i George Soros, padrinos së Edi Ramës. Në shkolla kopshte, fëmijëve u mësohej të shuanin nga gjuha e tyre fjalën nënë e baba. Pridnërit i emertonin me numra.

Po bëhej gjithcka që të shfaroseshin vlerat e saj.

Për ne, familja është sa hyjnore aq tokësore. Vlerat e saj janë të paprekshme. Do bëjmë gjithçka për solidaritetin, për rimëkëmbjen, për mirëqenien e saj.

Qeveria jonë do ketë ministrinë e familjes, e cila do zbatojë politikat më të avancuara të mbështetjes së familje shqiptare. Familja do mbështetet në bonuese për fëmijen e parë, fëmijën e dytë. Koha solli që sot me qindra e mijëra familje janë me nëna kryefamiljare. Unë u garantoj se qeveria e ardhshme do bëjë gjithka për të lehtësuar për të zgjidhur çdo mungesë e problem që ato kanë.

Fëmijët e tyre do kenë 200 euro minimum jetik.

Qeveria do bëjë gjithcka për ato, për suksesin e bizneseve të tyre.

Epiqendra e programit të PD është nëna.

Ndaj zotohemi se me vendosmerinë më të madhe do të ftoj së bashku me ju të rrëzojmë murin dhunues e të drejtave të njeriut. Këtë mur që bën diferencën midis nënës dhe babait. Garantoj gratë e vajzat se do bëj gjithcka për suksesin e tyre. Se bizneset e tyre do mbështetet me linja të vecanta. Se ato që quhen shtepiake do shpërblehen për punën e tyre që bëjnë”, tha Berisha.