Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të LDK-së, flet Abdixhiku
Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ishte i pari që doli nga mbledhja, por nuk pranoi të deklarohej për mediat lidhur me temat e diskutuara. Pas mbledhjes së Gru...
Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ishte i pari që doli nga mbledhja, por nuk pranoi të deklarohej për mediat lidhur me temat e diskutuara.
Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, i pyetur nga gazetarët nëse pritet të zhvillohet një takim me kreun e VV-së, Abdixhiku u përgjigj se nuk ka asgjë tjetër nga takimi i mbrëmshëm dhe se sot nuk prite të zhvilloj takim me Kurtin.“Ju lutem, dje dhashë konferencë. Më lejoni pak kohë. Nuk ka asgjë tjetër”, tha ai.
I pyetur nga gazetarët nëse gjatë ditës së sotme do të ketë takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, pas raportimeve të publikuara në media, Abdixhiku u përgjigj shkurt:
“Jo, s’ka takim.”
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.