Përgjegjësia mes njerëzve në krye të gjyqësorit është vetëm një pjesë e së vërtetës për besimin e ulët

Fakt është se njerëzit e lartë në gjyqësor padyshim që mbajnë një përgjegjësi të madhe për besimin e ulët. Por është gjithashtu fakt se ka një përgjegjësi të madhe në ligjet, nga të cilat ato kyçe janë në proces ndryshimi, ashtu siç është fakt që edhe shteti mban një përgjegjësi të madhe për mos përmbushjen […]

Mars 3, 2025 - 12:00
 0  8
Përgjegjësia mes njerëzve në krye të gjyqësorit është vetëm një pjesë e së vërtetës për besimin e ulët
Hristijan Mickoski. Foto: Qeveria e RMV-së

Fakt është se njerëzit e lartë në gjyqësor padyshim që mbajnë një përgjegjësi të madhe për besimin e ulët. Por është gjithashtu fakt se ka një përgjegjësi të madhe në ligjet, nga të cilat ato kyçe janë në proces ndryshimi, ashtu siç është fakt që edhe shteti mban një përgjegjësi të madhe për mos përmbushjen e detyrimeve të tij, si në buxhet, ashtu edhe për sa i përket personelit dhe pajisjeve teknike dhe kushteve të punës si në prokurori ashtu edhe në gjyqësor, shkruan Vërtetmatësi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve për shkarkimin e Prokurorit Publik Ljupço Kocevski dhe nëse kjo nuk është ndërhyrje partiake në gjyqësor, kryeministri Hristijan Mickoski shprehu qëndrimin e tij se pse qeveria e nisi procedurën, dhe përgjegjësinë për besimin shumë të ulët në gjyqësor e vendosi te njerëzit e parë të gjyqësorit, që është vetëm pjesërisht e vërtetë:

Fakt është se qytetarët kanë besimin më të ulët në sistemin gjyqësor. Dhe ne duhet ta gjejmë (atë përgjegjësi). Ne nuk mund të flasim me metafora ose përçarazi. Ne duhet të gjejmë qartë përgjegjësinë përse është kështu. Dhe nëse njerëzit në krye nuk kanë përgjegjësi, atëherë vërtet nuk e di se kush duhet të ketë përgjegjësi.

[Burimi: Qeveria e RMV-së – H. Mickoski/shtyp (pas min 16.30) – Data: 25.02.2025]

Arsyetim:

Gjyqësori (Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë, Këshilli i Prokurorisë Publike, Këshilli Gjyqësor, kryetarët e gjykatave dhe prokurorisë, institucione dhe organe të tjera) janë një sistem kompleks nga puna e të cilëve realisht varet lufta kundër krimit dhe korrupsionit në vend. Dhe fakti është se drejtuesit e të gjitha këtyre institucioneve mbajnë përgjegjësi të madhe për tablonë e përgjithshme të punës dhe besimin në sistmemin e drejtësisë.

Por, si një mekanizëm kompleks i rregulluar me zgjidhje ligjore themelore të harmonizuara prej kohësh (Kodi Penal, Ligji për Këshillin Gjyqësor, Ligji për Prokurorinë Publike, Ligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë, etj.), përgjegjësia mund të vendoset edhe në cilësinë prej atyre ligjeve, ndryshimet e tyre të herëpashershme, si ndryshimi fatkeq për uljen e dënimeve në shtator 2023strategjia për reforma e zbatimit të saj etj. Dhe pikërisht për këtë, është edhe fakt që dilema për zëvendësimin e kreut të prokurorisë dhe disa prej personave në Këshillin Gjyqësor, para se të miratohen ndryshimet ligjore të paralajmëruara për në qershor (për Këshillin Gjyqësor), mund të interpretohet si tentativë për të zëvendësuar “të tyret” në vend të “të vetit”, thënë troç. Kjo tezë po shtyhet nga opozita, ndonëse ditët e fundit edhe ata janë shprehur të pakënaqur me punën si të Prokurorisë Publike, ashtu edhe të gjyqësorit.

Një fakt i dytë që nuk mund të shmanget janë kushtet në të cilat funksionojnë institucionet më të rëndësishme të gjyqësorit, përkatësisht prokuroritë dhe gjykatat. Numri i prokurorëve dhe gjyqtarëve është drastikisht i ndryshëm nga numri i nevojshëm që mundëson procedime efikase. Edhe numri i hetuesve në sistemin e prokurorisë publike ka qenë i pamjaftueshëm prej vitesh, megjithëse gjërat kanë filluar të përmirësohen pak në dy vitet e fundit. Numri i administratës gjyqësore është i pamjaftueshëm. Pajisja teknike në të dy institucionet është e pakënaqshme dhe diku nën mesataren e pajisjes me teknologjinë e informacionit dhe digjitalizimi është ende në nivel jo të kënaqshëm për lidhjen e këtyre institucioneve me institucionet e tjera në vend që përbëjnë sistemin gjyqësor. Struktura organizative e prokurorive, por sidomos e gjykatave është problem, ndaj është menduar prej vitesh mundësia e riorganizimit të gjykatave në vend.

E vetmja gjë që mund të thuhet është se pagat e prokurorëve publikë dhe gjyqtarëve janë të mira dhe nuk shihen si problem, ndryshe nga ato të administratës që punon atje. Megjithatë, mbetet një dështim kronik prej dekadash i shtetit për të financuar Prokurorinë Publike me 0.4 për qind të buxhetit të shtetit në vit dhe gjyqësorin me 0.8 për qind të BPV-së të realizuar në vitin e kaluar kalendarik.

E gjithë kjo është e shënuar në raportet vjetore për punën si të Prokurorisë Publike ashtu edhe të Këshillit Gjyqësor, të cilat i dorëzohen rregullisht Kuvendit, dhe që, meqë ra fjala, kjo e fundit nuk u pranuan nga deputetët pak muaj më parë, si një mjet që duhet të shërbejë për fillimin e reformave, këtë herë përmes procedurave për ndryshimet e personelit në të dyja institucionet.

Pra, është fakt, siç thotë Mickoski, se njerëzit në krye të gjyqësorit sigurisht kanë përgjegjësi të madhe, por megjithatë, kjo është vetëm pjesërisht e vërtetë kur është fjala për besimin e qytetarëve në gjyqësor.