Prokuroria kërkoi masa parandaluese për shoferin që në gjendje të dehur goditi një këmbësor në Shkup
Ndaj një 47-vjeçari ka nisur hetimi dhe propozohen masa sigurie për shkak të dyshimit se ka kryer krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Siç informon Prokuroria Themelore Publike, më 2 mars pas mesnate, i dyshuari duke drejtuar veturën ka goditur një grua e cila ishte duke kaluar rrugën në një […]


Ndaj një 47-vjeçari ka nisur hetimi dhe propozohen masa sigurie për shkak të dyshimit se ka kryer krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Siç informon Prokuroria Themelore Publike, më 2 mars pas mesnate, i dyshuari duke drejtuar veturën ka goditur një grua e cila ishte duke kaluar rrugën në një vendkalim për këmbësorë, transmeton Portalb.mk.
Në përshkrimin nga Prokuroria thuhet se i dyshuari me veturë “Mercedes”, duke lëvizur në korsinë e majtë të trafikut nga “Rr. Kiril i Metodij”, nuk ka respektuar rregulloren dhe ka drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit në gjak 1.35 promil, me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar dhe nuk ka ulur shpejtësinë dhe nuk ka ndaluar në vendkalimin e shënuar për këmbësorë.
“Shoferi me pjesën e përparme të mjetit ka goditur në anën e majtë të trupit një të dëmtuar e cila si këmbësore po kalonte rrugën në vendkalim. Nga goditja viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore – frakturë e gjymtyrëve të poshtme”, thonë nga Prokuroria.
Masat paraprake të kërkuara për të dyshuarin nga Prokuroria thonë se përfshijnë heqjen e përkohshme të patentë shoferit dhe ndalimin e dhënies së saj, ndalimin e daljes nga vendbanimi, detyrimin e të dyshuarit për t’u paraqitur te një zyrtar i caktuar në gjykatë, si dhe heqjen e përkohshme të dokumentit të kufirit shtetëror për kalim të kufirit shtetëror.
Propozohen masa paraprake për sigurimin e të dyshuarit gjatë procedurës dhe parandalimin e përsëritjes së veprës penale.