Përleshje masive me thika në Kërçovë: Arrestohen 9 persona
Më datë 09.04.2026, në ora 03:40 në Kërçovë, zyrtarë policorë nga DPB Kërçovë kanë privuar nga liria personat: D.A. (20), S.Xh. (27), S.Xh. (19) dhe D.R. (31), të gjithë nga Prilepi; D.M. (18), E.M. (26), M.H. (22) dhe J.H. (19), të gjithë nga Manastiri; si dhe R.H. (34) nga Kërçova. Ata dyshohen se rreth orës […]
Më datë 09.04.2026, në ora 03:40 në Kërçovë, zyrtarë policorë nga DPB Kërçovë kanë privuar nga liria personat: D.A. (20), S.Xh. (27), S.Xh. (19) dhe D.R. (31), të gjithë nga Prilepi; D.M. (18), E.M. (26), M.H. (22) dhe J.H. (19), të gjithë nga Manastiri; si dhe R.H. (34) nga Kërçova.
Ata dyshohen se rreth orës 01:30, në udhëkryqin e Osllomejit, kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me një përleshje fizike mes tyre, gjatë së cilës janë përdorur sende druri (shkopinj) dhe thika. Si pasojë e përleshjes, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe kanë pësuar çarje trupore. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të dorëzohen parashtresat përkatëse.