Përpjekjet për vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme, Shqipëria përgëzon Trumpin
Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka komentuar zhvillimet rreth vendosjes së paqes në Gaza. Ajo me anë të një postimi në rrjetet sociale, njëherësh ka përgëzuar përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Trump për vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme. “ Dy vjet pashpresë pas sulmeve të tmerrshme, lajmi


Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka komentuar zhvillimet rreth vendosjes së paqes në Gaza.
Ajo me anë të një postimi në rrjetet sociale, njëherësh ka përgëzuar përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Trump për vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme.
“ Dy vjet pashpresë pas sulmeve të tmerrshme, lajmi i vendimit të Hamasit për të liruar të gjithë pengjet ndez një flakë shprese të brishtë, por të çmuar. Shënoftë agimin e një kapitulli të ri, ku izraelitë dhe palestinezët mund të jetojnë jo në pikëllim paralel, por në paqe dhe dinjitet të përbashkët”.
“Shqipëria e mirëpret këtë hap me zemër të hapur dhe një besim të palëkundur në pajtim, dhe përgëzon përpjekjet e Presidentit Trump që e kanë afruar Lindjen e Mesme me horizontin e paqes së shumëpritur”, shkruan Spiropali.
Presidenti amerikan Donald Trump, tha të premten se besonte se Hamasi ishte gati për paqe.
Njëkohësisht, ai bëri të ditur se i tha Izraelit të ndalonte bombardimin e Gazës, pasi grupi militant palestinez deklaroi se ishte gati të lironte pengjet sipas planit të tij të armëpushimit
